Panorama Sport (Albania)

Gega: Gabuam në derbi, ekipi im nuk ka presion

“E vlerësoj shumë Teutën, por Kukësi është rivali ynë direkt”

-

Partizani është në rrugën e duhur për të thyer tabunë 25vjeçare dhe kjo edhe për meritë të trajnerit Skënder Gega, i cili i ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”, ka pranuar edhe gabimet e tij në derbi. Sa i përket garës për kampion, Gega vlerëson Teutën, kundërshta­rin e radhës në kampionat, por rival direkt shikon Kukësin. Trajneri 55-vjeçar pohoi se në janar tentuan 4 sulmues, por nuk ia dolën. Me sinqeritet­in e tij, Gega ka pranuar se Partizani është brilant, ndaj nuk duhet pritur spektakël, gjithsesi është i kënaqur nga angazhimi i lojtarëve që punojnë për njëri-tjetrin. Në fund, Gega ka folur edhe për dhunën që ka shpërthyer në futboll, ku dikush duhet të mbajë përgjegjës­i.

Derbi– “Siç gabojnë lojtarët në situata të ndryshme, gabojmë edhe ne si trajnerë. Patëm një situatë të ndërlikuar, sepse na mungoi Trashi, që është shumë i rëndësishë­m për ne. Edhe Idrizi na u dëmtua. Lojtarët u vunë në vështirësi në pjesën e parë dhe e ekuilibrua­n disi në pjesën e dytë. Në derbi, për hir të së vërtetës, nuk është parë kurrë renditja. Tirana nuk pati trysninë tonë, sepse ne jemi në krye dhe kemi më shumë përgjegjës­i. Kampionati ynë tregon se diferencat nuk janë shumë të mëdha”, u shpreh trajneri i të kuqve për derbin.

Paraqitja- “Ne nuk jemi ekip brilant. Nuk mund të bëjmë spektakël me këtë përbërje, ama djemtë po japin 100% dhe kemi marrë maksimumin. Filozofia jonë është që të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të jemi një grup i fortë. Ndonjëherë e kemi pasur vetë si taktikë që të presim kundërshta­rin, t’i studiojmë dhe t’i godasim. Por, ndoshta edhe trysnia e rezultatev­e është shumë e lartë te ne”, vijoi Gega.

Gara– “Unë besoj se do të jetë një garë e fortë deri në javën e fundit. E vlerësoj shumë Teutën për ekipin dhe përbërjen që ka. Kukësi është rivali ynë direkt, e ka potenciali­n për të qenë kundërshta­ri më i afërt. Teutën e shikoj pak më prapa në këtë drejtim. Mendoj se 12 javët e fundit do të jenë kryesisht llogari. Ne nuk kemi asnjë arsye që të kemi panik, ndryshe nëse do të kemi ne, çfarë do të ndodhë me Kukësin? Këtu kemi ardhur me djersë dhe sakrificë. Ekipi e ka karakterin për t’ia dalë”, u shpreh Gega.

Sulmi dhe e ardhmja“Patëm 4 objektiva në merkato për sulmues cilësorë, por ata bënë zgjedhje të tjera. Klubin e pata në mbështetje në këtë drejtim. Ne nuk kemi probleme financash dhe me harmoninë dhe ky është suksesi ynë”, u shpreh Gega.

Dhuna – “Dikush duhet të përgjigjet për këtë situatë. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu. Në fakt është një problem i shoqërisë, jo vetëm i futbollit. Fatkeqësis­ht, po shohim që dhuna po merr përmasa shqetësues­e. Po përhapet edhe në disa qytete që kanë reflektuar kulturë ndër vite. Aktorët duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje. Policia e Shtetit nuk është rajonale, edhe ajo është pjesë e shoqërisë dhe ka përgjegjës­i, kështu që edhe forcat blu duhet të jenë pjesë e zgjidhjes. Incidenti në ndeshjen me Flamurtari­n? Nuk dua ta justifikoj aspak incidentin në takimin kundër Flamurtari­t, ama nga informacio­net që ne kemi, rezulton se ata tifozë që u futën në fushë nuk ishin pjesë e tifo-grupeve tona, ndonëse nuk dua aspak ta justifikoj ngjarjen, e cila duhet të ishte shmangur”, përfundoi trajneri i Partizanit.

 ??  ?? Partizani para seancës së djeshme
Partizani para seancës së djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania