Panorama Sport (Albania)

Pica për... titullin, Gjici mbledh Kukësin

Skuadra në humor, futbollist­ët zotohen për fitore në Korçë

- SKERDILAID SULOZEQI

Një darkë ndryshe te Kukësi. Presidenti Safet Gjici ka menduar të mbledhë skuadrën pas dy fitoreve radhazi, duke krijuar një ambient sa më familjar në prag të ndeshjeve delikate që e presin ekipin në këtë fund të fazës së tretë. Të premten Kukësi luan në Korçë ndaj Skënderbeu­t, ndërsa në mesjavën e ardhshme për Kupë kundër Teutës, për të vazhduar me duelin direkt ndaj Partizanit rival. Tri ndeshje “flakë”, ashtu siç i ka cilësuar vetë trajneri Armando Cungu. Dhe si për të shtensionu­ar situatën, ka menduar Gjici, i cili ka mbledhur futbollist­ët dhe stafin në një nga restorante­t luksoze në kryeqytet, pikërisht në zonën e ish-Bllokut. Pasi u konsultua edhe me stafin mjekësor, u mendua që darka e djeshme për lojtarët të jetë me pica. Për afro 1 orë, kreu i klubit ka diskutuar me stafin dhe lojtarët, ku natyrisht nuk kanë munguar batutat dhe ngacmimet e ndryshme. “Panorama Sport” mëson se Gjici u ka kërkuar futbollist­ëve që të mos futen nën presion, por t’i marrin ndeshjet sipas radhës. Ky është një nga momentet më delikate dhe për më tepër vetë presidenti ka kërkuar katër fitore radhazi. “Luani ashtu siç dini ju, kam besim maksimal se do t’ia dalim”, u ka thënë Gjici futbollist­ëve. Natyrisht, ajo që shqetëson më tepër te Kukësi në këtë moment janë dëmtimet. Një ters që e ka përndjekur skuadrën që në fillim të sezonit kur u dëmtua rëndë Besar Musolli. Dje gjatë darkës, Gjici ka marrë premtimin e lojtarëve se do të bëjnë gjithçka për të fituar të premten në Korçë. Për të konfirmuar se harmonia brenda ekipit është në nivele maksimale, kapiteni Ylli Shameti ka bërë edhe një “selfie” me lojtarët nga darka, teksa menjëherë fotoja është postuar në faqen zyrtare të klubit.

SITUATA NË EKIP - Duke parë situatën e rëndë të dëmtimeve, teksa mbrojtësit Ardian Cuculi dhe Simon Rrumbullak­u nuk kanë asnjë shans të luajnë këto dy javë, trajneri Cungu duhet të ribëje repartin defensiv. Në fakt, në prag të ndeshjes me Skënderbeu­n dilemat janë të mëdha që nga mbrojtja deri në sulm. Një hall i madh është edhe fakti se nuk ka garanci as për aktivizimi­n e kapitenit Shameti, i cili po kryen terapi intensive pas kontraktim­it në ndeshjen e fundit. Gjithsesi, pritet që Cuculi të zëvendësoh­et nga Teqja dhe nëse do mungojë edhe kapiteni Shameti, atëherë do të luajë Krasniqi. Ndërsa në vendin e mbrojtësit të majtë pritet të aktivizohe­t Faton Xhemaili. Por, ka gjasa që të rikthehet edhe Melo, i cili prej dy javësh mungon prej dëmtimit në dorë. Ndeshja me Skënderbeu­n është shumë delikate dhe drejtuesit kërkojnë me çdo kusht 3 pikët për të ruajtur distancën me Partizanin deri në ndeshjen direkte. Njëkohësis­ht, te Kukësi shpresojnë që të përfitojnë, pse jo, edhe nga ndonjë ndalesë e mundshme e të kuqve kundër Teutës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania