Panorama Sport (Albania)

Dy “finale” në shtëpi, Luftëtari do të tentojë shkëputjen e madhe

Gjirokastr­itët presin Kamzën dhe Skënderbeu­n, synohen gjashtë pikë

- STËRVITJA Tomor Shehu

Humbja ndaj Kukësit nuk ka ndikuar në uljen e besimit te skuadra gjirokastr­ite, paçka se ndjekësi më i afërt, Kastrioti, është afruar tashmë me -4 pikë. Megjithatë, te Luftëtari janë të bindur se llogaritë me mbijetesën do t’i mbyllin shpejt. Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj ka shansin të bëjë shkëputjen e madhe në këto dy javë, nisur edhe nga fakti se luan dy ndeshje radhazi në shtëpi dhe për më tepër nga ana tjetër Kastrioti rival do të ketë si kundërshta­r Tiranën dhe Teutën. Luftëtari pret të shtunën Kamzën, ndërsa javën tjetër luan po në shtëpi kundër Skënderbeu­t. Në Gjirokastë­r janë të bindur se ky është momenti i duhur për të marrë pikët e plota, duke qenë të qetë për vazhdimësi­në, për më tepër që i pret edhe ndeshja direkte me Kastriotin në startin e fazës së katërt. Fillimisht po mendohet për sfidën me Kamzën, një takim që ende nuk dihet nëse do të luhet, pasi varet edhe nga vendimi që do të marrë Komisioni i Disiplinës për kundërshta­rin e radhës së gjirokastr­itëve. Gjithsesi, seriozitet­i te bluzinjtë është maksimal, madje trajneri Ahmataj dhe ndihmësi i tij, Neritan Novi, po stërvitin skuadrën me nga

dy seanca në ditë. Në seancën e paradites së djeshme në orën 09:30, stafi teknik i Luftëtarit u fokusua te përgatitja atletike. Pjesën e “luanit” në këtë seancë e morën ushtrimet e rezistencë­s fizike dhe goditjet standarde. Të ndarë në tri miniskuadr­a me nga gjashtë lojtarë, Ahmataj herë pas here udhëzonte të tijtë për të kryer në perfeksion detyrat tekniko-taktike. “Çuna mos e lini kundërshta­rin t’u marrë kohën, mbyllni çdo hapësirë sa më shpejt”, ishin britmat e trajnerit gjatë stërvitjes. Ndërsa në seancën e pasdites në kompleksin “Fusha e Vjetër”, në dispozicio­n të trajnerit ishin plot 26 lojtarë. Më shumë iu kushtua rëndësi anës taktike, me Ahmatajn që po mendon që tani për lojtarët që do të hedhë në fushë të sh- tunën. Përveç mesfushori­t Albano Aleksi, i cili vuan pezullimin nga Disiplina, të gjithë të tjerët janë të gatshëm për stafin teknik. Për fat të mirë, deri më tani asnjë nga lojtarët nuk ka shfaqur probleme fizike apo dëmtime të ndryshme.

 ??  ?? Çast nga stërvitja e djeshme
Çast nga stërvitja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania