Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Torasa kthehet në Vlorë

"Alveshi kur të vijë do të ketë një pulë e një gjel deti bashkë, argjentina­si djalë i mirë"

- ERMAL SIKA

Agustin Torasa do të rikthehet te Fla murtari. Argjentina­si është në kontratë me klubin, por duke qenë se klubi kinez falimentoi, do të vijojë karrierën te Flamurtari. Lajmin e konfirmon për "Panorama Sport" administra­tori Sinan Idrizi. Sipas Idrizit, Torasa ka pasur një aventurë të shëmtuar në Kinë dhe ka kontaktuar së fundmi me drejtuesit e klubit dhe në ditët në vijim do të rikthehet. "Torasa do të kthehet në Vlorë. Jam shumë i sigurt se lojtari do të kthehet këto ditë te Flamurtari dhe do t'i bashkohet ekipit. Së fundmi, klubi ka komunikuar me lojtarin. Pati një aventurë të shëmtuar në Kinë dhe tani do të kthehet menjëherë në Vlorë. Torasa ka qenë një djalë korrekt me klubin. Ka pasur marrëdhëni­e korrekte dhe do të jetë menjëherë në Vlorë", tha fillimisht Idrizi.

PËR ALVESHIN - Sinan Idrizi ka një përgjigje edhe për Danilo Alveshin, i cili dy ditë më parë për gazetën deklaroi se nga Flamurtari iku për pagat. Administra­tori tha se pret në Vlorë pas një muaji Enzo Danilo Alveshin. "Unë pres pas një muaji që të vijë edhe Danilo. Më falni, Enzon, jo Danilon. Enzo Danilo Alvesh do të jetë pas një muaji në Vlorë. Danilo ka tre vjet që ikën për financat nga Vlora, por prapë këtu vjen. A shkon me Çimin tonë ai, me fotografin që ha pula? Kur të vijë do të ketë një pulë dhe një gjel deti bashkë", u shpreh administra­tori.

EKIPI - Administra­tori Sinan Idrizi ka edhe një vlerësim për ekipin aktual dhe lojtarët që kanë qëndruar në Vlorë. Sipas Idrizit, ata e kanë merituar vlerësimin dhe i kanë dhënë një mesazh të qartë stafit që nuk i ka dhënë minuta, se çfarë vlerash kanë. "Po flitet nëpër opinione se Flamurtari luan me lojtarët e akademisë. Më thoni kush është lojtar i akademisë te Flamurtari? Janë 25 lojtarë që kanë të njëjtën peshë në fanellë si gjithë të tjerët. Ne këtu e kemi skuadrën. Ekipi i Flamurtari ky është. Ata që qëndruan tregojnë që kanë rendiment më të lartë nga ata që ikën. Meritë kanë të gjithë. Si të doni ju. Por do të thoni ju që nuk kanë pasur minuta? Po, e vërtetë. Kjo është e meta e stafit tonë. Ne kemi pasur fat të madh që për shkak të dëmtimit të vlonjatit tonë, Deliajt, u fut Ribaj. Nëse ne nuk do të na ishte dëmtuar Deliaj, nuk do ta kishim pasur Ribajn në formacion. Ribaj na dha një mësim ne si staf, që është një lojtar me vlera. Në dy ndeshje, dy super gola. Një përgjegjës­i e lartë ndaj fanellës. Shikoni çfarë bënë Batha, shikoni Pollozhani­n, Mustën, të gjithë me radhë. Ky është ekipi", përfundon Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania