Panorama Sport (Albania)

Janku: Kemi gati dy ekipe, ngjitja në elitë nuk diskutohet

- Erjon Saliu

Stivian Janku nuk e diskuton rikthimin e Bylisit në elitë. Edhe pse e pranon që nuk do të jetë e lehtë deri në fund, mbrojtësi thekson se grupi i ka që të gjitha cilësitë që ta mbyllë me sukses këtë mision. Në një bisedë me “Panorama Sport”, djali i Dhimitraq Jankut, ish-futbollist­it të Delvinës, thekson se vendosi të largohej nga Luftëtari pas dy vitesh për objektivat e klubit ballshiot. “Ballshi është një qytet që e do futbollin, mjaft mikpritës dhe me kushte perfekte për lojtarët që duan të ecin përpara. Kjo ishte një nga arsyet kryesore përse unë në verë zgjodha që të luaja në Kategorinë e Parë, nisur nga kushtet, por edhe pretendime­t e Bylisit”, kështu e nisi deklaratën e tij shtatlarti i defensivës.

SYNIMET - Bylisi e nisi garën me ambicie të mëdha dhe jo më kot investuan aq shumë në merkato, duke afruar lojtarë me cilësi. Dhe kjo për një qëllim të qartë, pasi vetëm kështu mund t’u bënin ballë skuadrave që militojnë në Grupin e Jugut. “Dihet se cilat janë synimet e Bylisit, ne duam Superioren. Edhe pse e dimë që nuk do ta kemi të lehtë deri në fund, ashtu sikundër nuk ka qenë deri më tani, po japim më të mirën çdo javë. Tashmë kemi nisur që të mendojmë për takimin e radhës. Çdo ndeshje vlen 3 pikë për ne, duke respektuar edhe kundërshta­rët për potenciali­n që kanë. Bylisi ka parë punën e vet dhe këtë strategji do të ndjekë deri në fund. Jemi një ekip profesioni­st duke filluar që nga mënyra e ndërtimit të skuadrës apo prezenca në fushë”, theksoi delvinjoti.

KONKURRENC­A - Te Bylisi ka dy ekipe gati. Nga porta e deri në sulm, çdo rol është i dubluar. Edhe në stol ka emra cilësorë që dikur kanë spikatur, por në Ballsh e respektojn­ë dhe e marrin me sportivite­t konkurrenc­ën. “Kemi konkurrenc­ë në ekip dhe kjo i bën mirë jo vetëm ekipit, por edhe lojtarëve. Ka kualitete dhe shumë lojtarë që kanë luajtur në Superiore, të cilët mund të udhëheqin grupin drejt misionit final”, përfundoi Janku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania