Panorama Sport (Albania)

Kryebashki­aku: Dhunë s’pati, por dënohemi më shumë se Partizani

Sopoti/ Kastriot Gurra: Vllaznia shkeli rregullore­n

- Ledion Qoshku

Vendimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës konsideroh­et i ashpër prej Sopotit. Ekipi u dënua me 4 ndeshje pa tifozë pas incidentev­e të ndodhura në fundin e takimit me Vllazninë B, ndaj kryebashki­aku Kastriot Gurra mundohet që t’i dalë për zot ekipit dhe tifozëve librazhdas. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai shprehet se janë prerë në besë prej zyrtarëve të ndeshjes. “U habita kur mësova për dënimin me 4 ndeshje pa tifozë. Në Librazhd ka gjithmonë ‘fair play’, ndaj vendimi më erdhi si rrufe në qiell të hapur. U përpoqa të komunikoj me delegatin apo komisioner­ët që kanë marrë vendimin për të kuptuar çfarë është ky dënim dhe mbi çfarë kriteresh është marrë, por ishte e pamundur të lidheshe me ta. Nuk isha atë ditë në stadium dhe kërkova menjëherë kasetën e ndeshjes. Në 93 minuta lojë, në asnjë moment nuk është ndërprerë takimi. Unë përfaqësoj një institucio­n dhe kurrsesi nuk do i dilja në mbrojtje dhunës, nëse do kishte ndodhur, dhe as dua të them se tifozët tanë janë engjëj. Ka edhe nga ata që vijnë për të sharë dhe ofenduar, por sende në fushë apo dhunë nuk ka pasur. Është për t’u habitur se si po të njëjtët anëtarë të Disiplinës, për dhunën e ushtruar ndaj fotografit të Flamurtari­t kur tifozët hynë në fushë, e dënuan Partizanin me dy ndeshje. Ndërkohë që te ne askush nuk u rrah, askush nuk hyri në fushë dhe na dënojnë me 4 ndeshje. Absurde. Ndërsa kanë marrë këtë vendim, ankesën tonë lidhur me rregullore­n, nuk e kanë marrë parasysh. Vllaznia B nuk mund të aktivizojë lojtarë që brenda 48 orëve kanë qenë të aktivizuar me ekipin e parë, Vllazninë. Anëtarët e kanë interpretu­ar sipas oreksit të tyre, duke mos e marrë fare parasysh. Jemi në garë për t’u ngjitur një kategori më lart dhe ky penalizim për mua është tendencioz. Për këtë arsye i kam kërkuar shefit të klubit të apelojë vendimin dhe bashkangji­tur me kërkesën për apelim, do të dërgojmë në federatë një DVD të komplet ndeshjes, duke shpresuar se do reflektohe­t. Pamjet flasin qartë”, përfundoi kryebashki­aku i Librazhdit.

 ??  ?? Kastriot Gurra, kryebashki­aku i Librazhdit
Kastriot Gurra, kryebashki­aku i Librazhdit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania