Panorama Sport (Albania)

Allmuça: Allmuça: Pa Pa frikë frikë në në Shkodër Shkodër

“Lojtarët i kam parë shumë të motivuar, vitin tjetër kthehemi në elitë”

- SKERDILAID SULOZEQI

Dinamo kërkon që të mos dalë pa pikë nga Shkodra. Edhe pse dukshëm vendësit janë më të avantazhua­r, blutë theksojnë se nuk do të shkojnë për turizëm në këtë transfertë. Është vetë trajneri Igli Allmuça që i bën skanerin kësaj supersfide të Kategorisë së Parë, ku përballë do të jenë dy skuadra elitare.

SYNIMI - Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i pankinës kryeqyteta­se vlerëson kundërshta­rin për traditën që ka dhe për atë çka i kanë dhënë historisë së futbollit shqiptar, por hapur thotë që nuk ia ka frikën. “Të gjitha ndeshjet

janë të vështira, por pa dyshim që ne nuk do të shkojmë në Shkodër për turizëm. Do të kërkojmë të bëjmë një lojë të mirë dhe të marrim një rezultat pozitiv. Gjatë kësaj javë kam parë një ekip që punon shumë. Lojtarët kanë qenë mjaft të motivuar dhe kanë premtuar se do të japin maksimumin në këtë 90-minutësh. Nuk i druhemi aspak kundërshta­rit, e jo më të kemi frikë”, kështu e nisi fjalën e tij “timonieri” i bluve.

PRITSHMËRI­TË - Ai pret nga lojtarët që të japin më të mirën në fushë, pasi vetëm kështu mund të shpërblehe­n. “Së pari, duam të shfaqemi mirë në fushë, të bëjmë lojën tonë dhe nëse ia dalim, jam i sigurt që do të shpërblehe­mi. Por le t’ia lemë gjithçka fushës. Kam besim te grupi që kemi në dispozicio­n. Do të na mungojë vetëm mbrojtësi Allmuça, të gjithë futbollist­ët e tjerë do të jenë të gatshëm”, shtoi ai.

TRADITA - Sipas Allmuçës, të dyja ekipet elitare që sot konkurrojn­ë në të Parën, do të rikthehen shumë shpejt aty ku e kanë vendin. “Shumë klube me traditë dhe emër të madh militojnë në Kategorinë e Parë. Për shkaqe e kushte të ndryshme, nuk janë atje ku u takon, në elitë. Kam bindjen se shumë shpejt si Dinamo, Vllaznia apo dhe ndonjë ekip tjetër i madh sa i përket emrit dhe historisë, do rikthehen. Sa i përket Dinamos, ne po punojmë fort që të krijojmë boshtin dhe të kemi mundësi në vijim të bëjmë hapin e madh që do të na ngjisë në Superiore”, tha Igli Allmuça.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania