Panorama Sport (Albania)

Rikthehen Onuh dhe Çekiçi, Miraka “presion” Bylisit

- Feriz Ferizaj

Pasi ka mposhtur Egnatian, Besa kërkon edhe “kokën” e Lushnjës. Ky ekip i mundi kavajasit dy javë më parë, e tashmë verdhezinj­të kërkojnë revanshin. E megjithatë, fort e lehtë nuk do të jetë, ndaj edhe portieri Festim Miraka pret që të mobilizojë grupin para këtij 90-minutëshi. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport” vlerëson kundërshta­rin, gjithsesi thotë se nuk kanë në plan që hedhin asnjë hap të gabuar në pjesën e mbetur të këtij sezoni. “Fitorja me Egnatian ishte shumë e vyer. Ai trepikësh na ndihmoi që të ruanim diferencën me kreun. Mbetemi ende në garë dhe jemi po aq të fortë sa Bylisi në pretendime­t për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. Përpara kemi një ndeshje të vështirë. Do të presim në shtëpi Lushnjën. Ata janë ndër të vetmit që na mundën 2-0 në javën e fundit të fazës së dytë. Humbja e tyre me Bylisin javën e shkuar do t’i bëjë ata të kërkojnë tashmë pikë në Kavajë. Lushnja mbetet një rival i fortë, që duhet vlerësuar maksimalis­ht. Trajneri Gugash Magani e ka thënë qartë dhe saktë se ne duhet e do t’i marrim ndeshjet një e nga një. Po përgatitem­i për këtë 90-minutësh, duke pasur parasysh se vetëm fitorja na mban në garën për Superioren. Deri të shtunën kemi kohë ta përgatisim në detaje këtë ndeshje, sa të vështirë aq edhe nevojshme, për të fituar e vijuar ndjekjen e Bylisit javë pas jave”, përfundoi gardiani i Besës. Verdhezinj­të ndaj Egnatias u penalizuan nga mungesat e Onuh, Çekiçit, Bibës e Carës. Pritet që ndaj Lushnjës të rikthehen dy sulmuesit Onuh e Çekiçi, por mundësitë janë që edhe Biba e Cara të jenë të gatshëm. Dhe në kësi kushtesh, edhe stafi teknik do të ketë luksin që të ndërtojë një formacion perfekt. Dhe një Besë e plotë, pa dyshim që do të jetë më afër fitores këtë fundjavë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania