Panorama Sport (Albania)

Ndeshja debutuese, Shqipëria shënon... gjithmonë

Statistika­t/ Starti i edicioneve kualifikue­se në dy dekadat e fundit

-

Shqipëria po bëhet gati për ndeshjen e parë kualifikue­se kundër Turqisë. E në prag të grumbullim­it të parë për këtë edicion, kuqezinjtë kanë një bilanc pozitiv. "Panorama Sport" ka bërë një vëzhgim të statistika­ve referuar të gjitha ndeshjeve debutuese në kualifikue­set e vlefshme për Kupat e Botës dhe Europianët. Fitoret - Shqipëria ka një bilanc pozitiv në ndeshjet e para të çdo edicioni kualifikue­s. Në dhjetë takime të zhvilluara që nga "EURO 2000" deri në ndeshjen e vlefshme për "Euro 2016", kuqezinjtë numërojnë katër fitore. Mes tyre, e fundit me Maqedoninë ka qenë edhe më e veçanta dhe me Greqinë ka qenë më historikja. Kjo, pasi ndeshja e luajtur në "Loro Boriçi" ndaj Maqedonisë, ka përfunduar në dy ditë. Kjo për vetë faktin se në përballjen e parë në Shkodër ra shi i rrëmbyer dhe sfida u shty për shkak të kushteve atmosferik­e, duke përfunduar pjesën e mbetur një ditë më pas, më 6 shtator, e cila u fitua me gol të Bekim Balajt në të 89-ën minutë. Të tjera debutime me fitore kanë qenë në kualifikue­set e "Euro 2016" ndaj Portugalis­ë me gol të Balajt, Kupës së Botës 2014 ndaj Qipros dhe fitores historike në edicionin kualifikue­s për Kupën e Botës 2006 ndaj Greqisë. Bilancet - Në katër takime Shqipëria ka startuar me barazim. Rumani, Bjellorusi, Suedi dhe Zvicër janë kundërshta­rët me të cilët kuqezinjtë e kanë nisur me një pikë. Gjeorgjia dhe Finlanda për "EURO 2000" dhe Kupën e Botës 2002 kanë fituar ndaj kuqezinjve në start. Golat - Me 13 gola të shënuar, Shqipëria numëron 1.3 gola për çdo takim debutues si mesatare, ndërkohë që me 10 të pësuar, mesatarja e tyre është 1 për çdo sfidë të parë. Në këto ndeshje, statistika e rëndë është që kuqezinjtë kanë pësuar në tetë prej tyre, ndërkohë që ia kanë dalë që të shënojnë në po kaq sfida, tetë dhe dy i kanë mbyllur pa gjetur rrugën e rrjetës.

 ??  ?? Bekim Balaj, duke festuar golin e fitores në ndeshjen ndaj Maqedonisë që u luajt në dy ditë
Bekim Balaj, duke festuar golin e fitores në ndeshjen ndaj Maqedonisë që u luajt në dy ditë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania