Panorama Sport (Albania)

Tuhel: “Djajtë” të pabesë, jemi gati për çdo skenar

"Mançesteri është gati për gjithçka, për Kavanin vendos sot"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

PSG ka humbur vetëm një herë në 16 ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions (10 fitore, 5 barazime). Por kjo humbje erdhi pikërisht në 1/8-at e sezonit të shkuar, kundër Realit (1-2). Tomas Tuhel është i qetë pas fitores 2-0 në Mançester dhe konferencë­n për shtyp në "Parc des Princes", e nis duke informuar mediat për Kavanin, nëse do të jetë apo jo i gatshëm sot. "Do të marrim një vendim të mërkurën", tha tekniku gjerman, i cili është i përgatitur për çdo skenar të mundshëm: "Duhet ta harrojmë rezultatin e ndeshjes së parë. Parimet tona të lojës duhet të mbeten të pandryshue­shme dhe të bëjmë një ndeshje të nivelit të lartë. Duhet të përpiqemi gjithnjë të përmirësoh­emi. Mançester Junajtidit i pëlqen të luajë 4-4-2 jashtë shtëpisë. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje. Duhet të vendosim ritmin dhe të kontrolloj­më takimin në gjysmëfush­ën e tyre dhe të bllokojmë kundërsulm­et e nisura lart në fushë shumë shpejt. Dy sulmuesit e tyre janë shumë të shpejtë, shumë të fortë". Ish-trajneri i Dortmundit largon presionin nga skuadra e tij sa i përket rolit të favoritëve që u është dhënë këtë sezon: "Është e pamundur që ta vendosësh PSG-në mes favoritëve të Ligës së Kampionëve. Nuk na e lejon historia. Është si në tenis, nuk mund të thuash që do të fitosh 'Roland Garros', nëse nuk ke shkuar në finale apo gjysmëfina­le". Pastaj fjalët e kortezisë për rivalin e tij, Ole Gunar Solskjaer: "E ka treguar disa herë se ka qenë shumë i rëndësishë­m për skuadrën. Në gjysmë ore, 10 minuta, kurdo që hynte, ai e tregonte atë shpirtin që personifik­on Junajtid. Këta djem janë gati për gjithçka. Ata kanë një bilanc shumë të fortë me norvegjezi­n". Në mungesë të Nejmarit dhe ndoshta edhe të Kavanit, sërish përgjegjës­inë e sulmit do ta ketë Kilië Mbape, autor i golit të dytë në "Old Trafford": "Mbape është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai mund të bëhet më i miri".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania