Panorama Sport (Albania)

CR7, ulërima skuadrës pas Napolit

“Ka ardhur koha që të luajmë në sulm, sepse ndryshe nuk mund ta përmbysim Atletikon”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Nuk dukej një strategji e progra muar dalja e tij nervoze nga fusha e lojës të dielën në mbrëmje, në përfundim të duelit me Napolin, kur ai iu kthye qartazi Masimilian­o Alegrit duke kërkuar një shpirt më ofensiv nga ana e Juventusit. Por e vërteta është se Kristiano Ronaldo prodhoi më shumë sesa thjesht një reagim të vogël, mbi ndërgjegje­n kolektive të skuadrës dhe ndoshta, edhe në mendimet e trajnerit bardhezi, ka ardhur natyrshëm pohimi që i jepte të drejtë CR7-ës, në lidhje me “analizën” e shkurtër, por më shumë sesa të qartë. Diçka të tillë madje, pra të kërkojë një skuadër më ofensive në fushë, e cila kurrsesi nuk duhet të vazhdojë të përsërisë “sindromën” e të tërhequrit shumë metra prapa në pjesën e dytë, ylli portugez e ka shfaqur disa herë në fushë me gjeste të qarta, madje disa herë u inkuadrua edhe nga kamerat e pranishme në “Vanda Metropolit­ano” kundër Atletikos së Madridit, ndeshja e vitit për bardhezinj­të, e cila të paktën në raundin e parë ofroi një fund shumë të hidhur. Por me sa duket, ulërimat e Ronaldos për të kërkuar një skuadër të hedhur të gjithën në sulm, nuk janë ndalur vetëm në hyrje të tunelit të stadiumit “San Paolo”, pasi siç referon e përditshmj­a “TuttoSport”, nuk është se mes futbollist­it dhe trajnerit Alegri ka shpërthyer papritur një pakënaqësi e mundshme, por vetë 34-vjeçari ka vendosur që të vishet në rolin e trajnerit të dielën në mbrëmje, pas mbërritjes në dhomat e zhveshjes. Kristiano Ronaldo ka marrë fjalën si lider i ri i skuadrës dhe u ka ulëritur të gjithëve shokëve të skuadrës. Mes portugalis­htes dhe spanjishte­s së përdorur, koncepti ka qenë shumë i qartë për të gjithë juventinët: “Nevojitet të luajmë në sulm, të mos tërhiqemi në asnjë sekondë dhe të mos rreshtim së sulmuari portën kundërshta­re. Nëse duam që të përmbysim Atletikon, duhet të sulmojnë deri në pikën e fundit të energjive tona”. Sigurisht që dikush mund të ketë mbetur i befasuar, pasi ndër vite është mësuar që të tilla fjalë të dalin nga goja e gardës së vjetër, si Barzalji, Kielini apo Bonuçi, pas largimit të Bufonit. Por Ronaldo nuk është vetëm lojtari më i fortë në botë, por edhe një fitues i pangopur, prandaj pasi e “konsumoi” idenë e tij me Alegrin në dalje nga fusha, kërkoi që konceptin e tij t’ia bëjë të qartë edhe pjesës tjetër të skuadrës, e cilat duhet parë se sa është karikuar nga ulërimat postNapoli të CR7.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania