Panorama Sport (Albania)

Shkëmbimi Mauro-Dibala, kur Paulo u shprehte dashuri zikaltërve

Merkato e verës mund të hapë aksin Inter-Juve

-

Në qershor, thuajse me siguri rrugët e Interit dhe Mauro Ikardit do të ndahen dhe merkatoja e verës mund të krijojë skenarë të çmendur që përfshijnë aksin Inter-Juventus: raporti mes klubit zikaltër dhe lojtarit vetëm vazhdon të përkeqësoh­et dhe prioritet i drejtuesve interistë, natyrisht, është identifiki­mi i një sulmuesi të ri: profilet që qarkullojn­ë janë Romelo Lukaku i Mançester Junajtid, Edin Xheko i Romës dhe Duvan Zapata i Atalantës.

DESTINACIO­NET - Në krahun tjetër, Ikardi ka bërë të ditur se nëse largohet nga zikaltrit, do të pëlqente të qëndronte në Serinë A: në këtë front dy nga destinacio­net e preferuara janë Juventusi dhe Napoli. Interi do të preferonte ta shiste atë jashtë vendit, ku Reali ka shprehur prej kohësh pëlqimin, por familja e argjentina­sit është e vendosur të mos largohet nga Italia. Qëndron edhe hipoteza e një "rokade" Ikardi-Dibala: edhe në këtë ekonomikis­ht si bardhezinj­të po ashtu edhe zikaltrit do ishin të lumtur, nëse konsideroh­et vlerësimi prej rreth 100 milionësh për secilin lojtar: 97.5 milionë do ishte plusvalenc­a interiste, 83.3 ajo juventine.

DIBALA - Edhe për Dibalën, Interi do ishe një alternativ­ë e kënaqshme. Për dy arsye: sepse në kohën kur Xhuzepe Marota ishte ende administra­tor bardhezi përpara se të ndërronte "fanellë" me atë zikaltër, Paulo u shpreh se "shkoj kudo të shkojë drejtuesi". Dhe kur ishte vetëm 19 vjeç, ende te Kordoba, gjatë një interviste ka deklaruar: "Nga momenti kur Interi është i interesuar për mua, jam ndier gjithmonë pranë. Do ishte një ëndërr: do jepja jetën për atë fanellë. Numri që dua? 10-ën". Vështirë se dëshira e fundit do plotësohej, pasi tani e ka Lautaro. Por, së paku, ëndrra po.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania