Panorama Sport (Albania)

Gjermania, Lëv përjashton 3 yje

"Kanë dhënë shumë për këtë fanellë, por po mendojmë për të ardhmen e kombëtares"

-

Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, po planifikon një të ardhme pa Tomas Mylerin, Zherom Boateng dhe Mats Humelsin. Këtë e konfirmoi vetë trajneri i "pancerave" gjatë një vizite në Mynih para ndeshjes miqësore ndaj Serbisë që do të luhet në Volfsburg më 20 mars.

"2019-a do të jetë për futbollin gjerman një fillim i ri", u shpreh Lëv. "Ishte e rëndësishm­e për mua që t'ia transmetoj­a vetë lojtarëve të Bajernit këtë vendim". Trajneri i përfaqësue­ses nuk harroi t'i falënderon­te lojtarët për kontributi­n që kanë dhënë për fanellën e kombëtares së tyre. "Kemi arritur shumë suksese së bashku falë impenjimit tuaj në fushën e lojës. Është një vit ku do të luhet për kualifikim­in në Europianin e 2020-ës. Po lëshojmë një sinjal të fortë te lojtarët e rinj për ta kuptuar se ata do të kenë në dorë fatin e kombëtares. Tani duhet të marrin përgjegjës­itë që u takojnë", vazhdoi më tej tekniku i katër herë kampionëve të botës. "Ka ardhur koha për të dhënë një sinjal të fortë drejt objektivav­e të së ardhmes. Duam t'i japim skuadrës një fytyrë të re. Jam i sigurt që ky është hapi i duhur". Për Mylerin, Boatengun dhe Humelsin, Lëv shtoi: "Ata vazhdojnë të jenë lojtarë të nivelit botëror, që luajnë për një klub të madh, me të cilin mund të fitojnë shumë. Ata janë lojtarë të mëdhenj që kanë luajtur gjatë me kombëtaren e tyre dhe kanë dhënë shumë. Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj tyre, jo vetëm unë, por i gjithë vendi".

GRINDEL: KOHA E DUHUR PËR NDRYSHIM

Presidenti i federatës, Rainhard Grindel, mbështeti vendimin e trajnerit Lëv, duke thënë se kjo ishte koha e duhur për ta bërë atë. "Përshëndes vendimin e trajnerit, i cili ka filluar një cikël të ri në kombëtare. Fillimi i kualifikue­seve të Europianit ishte koha më e përshtatsh­me për të bërë ndryshime në skuadër", tha presidenti i federatës gjermane të futbollit. "Zherom Boateng, Mats Humels dhe Tomas Myler kanë dhënë kontributi­n e tyre të pamohueshë­m në Brazil, aty ku u shpallëm kampionë të botës. Për këtë do të jemi gjithmonë mirënjohës tyre", përfundoi Grindel.

BIRHOF: NUK ISHTE VENDIM I LEHTË

Ish-sulmuesi i "pancerave" dhe njëkohësis­ht drejtori teknik, Oliver Birhof, u shpreh se vendimi për të larguar këta lojtarë nuk ka qenë aspak i lehtë. "Tomas, Zherom dhe Mats kanë dhënë shumë për futbollin gjerman. Nuk ishte e lehtë të marrësh një vendim të tillë. Jam ende shumë i lidhur me ta dhe do të mbetem gjithmonë", tha Birhof. "Ne kemi nisur një rrugë të re për të çuar skuadrën e kombëtares sërish në majën e futbollit botëror".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania