Panorama Sport (Albania)

Ballkanlig­a, Teuta e mbyll me triumf ndaj bullgarëve

"Djemtë e detit" tashmë i kanë sytë nga faza finale

- ROLAND GJINI

Vazhdojnë paraqitjet e shkëlqyera të Teutës në Ligën Ballkanike të basketboll­it për meshkuj. Kësaj radhe durrsakët mposhtën ngushtë 87-85 bullgarët e BC Beroe. Kundërshta­ri i Teutës vinte me pozicionin e kryesueses së grupit dhe pritej t'i hapte shumë punë skuadrës shqiptare, por ndeshja u dominua që prej fillimit nga Teuta. Përtej rivaliteti­t maksimal, në tri periodat e para Teuta luan më mirë dhe është dominuese në çdo aspekt ndaj kundërshta­rit. Teuta e nis lojën me disa mungesa dhe me një stol rezervash më të varfër se kundërshta­ri. Kjo nuk ndihet aspak sepse që në fillim skuadra e trajnerit Baletiç shkëputet 8-2, kur kishin kaluar vetëm 2 minuta lojë. Reagojnë mirë bullgarët, të cilët për disa momente kanë lojën nën kontroll. Jenings i miqve, falë fizikut dhe saktësisë, kthehet në problem për koshin e Teutës. Sidoqoftë, Teuta duket e vendosur mirë në parket dhe i shfrytëzon siç duhet mundësitë e veta. Kjo bën që bregdetarë­t të rimarrin sërish avantazhin e fillim lojës dhe e mbyllin këtë fraksion 23-16. Edhe në periodën e dytë Teuta luan me të njëjtin ritëm. Rendiment në sulm dhe mbrojtje efikase. Kjo bën që në pjesën e dytë vendësit të futen me 10 pikë avantazh. Në periodën e tretë tentojnë përmbysjen bullgarët, por pa sukses. Loja e tyre lexohet mirë nga lojtarët bregdetarë. Këta të fundit nuk e ulin aspak ritmin dhe falë një organizimi të detajuar e thellojnë edhe më tej avantazhin. Çka bën që kundërshta­ri bullgar të kalojë në nervozizëm duke ia lehtësuar punën durrsakëve. Gjysma e parë e 10-minutëshit të fundit është shumë e mirë për Teutën, që vazhdon të tregohet agresive, duke mos lejuar kundërshta­rin të tentojë përmbysjen. Sidoqoftë, alternativ­at e pakta në stol, lodhja e lojtarëve ekzistues, por edhe presioni i bullgarëve, bëjnë që skuadrat të afrohen ndjeshëm në pikë. Kur duheshin më pak se 2 minuta lojë shifrat shënonin 75-73. Pavarësish­t tensionit dhe "zemrës së ngrirë" të tifozëve vendës, Teuta reziston dhe administro­n mirë rezultatin deri në fund. Kjo ishte ndeshja e fundit në grup për Teutën, që tashmë do të fokusohet te faza finale që do të zhvillohet në Tiranë në muajin prill.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania