Panorama Sport (Albania)

Krisje totale, Ikardi nuk pranon të luajë

I bindur se klubi do ta shesë, flet vetëm me presidenti­n Zhang

- Përgatiti: LEDIO NASE

Si dhe kur do përfun dojë polemika? Nuk dihet. Sakaq, Mauro Ikardi nuk ka pranuar rikthimin në skuadër: ndien ende dhimbje, gjuri i jep ende shqetësime. "Nuk jam gati", i është shprehur Luçiano Spaletit dhe mjekut të klubit, të cilët të hënën ishin përpjekur të qartësonin situatën me sulmuesin. Një përgjigje e rëndë, sepse Interi e cilëson të përfunduar periudhën e riaftësimi­t, së cilës iu nënshtrua argjentina­si, i lënë edhe jashtë posterit të akordit me sponsorin e ri kinez "AUX" (shoqëri e specializu­ar në fushën e produkteve elektrike), ku si imazhe u zgjodhën Shkrinjar, De Vraj, Lautaro, Perisiç dhe në krye kapiteni i ri Handanoviç. Do mungojë në transfertë­n e Frankfurti­t për sfidën e parë të 1/8-ave të Ligës së Europës kundër Ajntrahtit. Krisja mes palëve po thellohet.

ASNJË SINJAL PAQEJE

E kushedi nëse Ikardi fushën do e shikojë sërish me fanellën e Interit, që nuk beson se dhimbja e futbollist­it është aq e madhe sa mos të rikthehet në fushën e lojës dhe mund ta lërë jashtë deri në fund të sezonit. Mauro nuk dha asnjë sinjal paqeje me klubin e së pari skuadrën, përveç një qartësimi me Ivan Perisiçin pas konfliktev­e të kohëve të fundit me kroatin. Dhe provokimi me operacioni­n, i krijuar nga vetë Ikardi gjatë javëve të kaluara, nuk shihet deri në fund i besueshëm sepse vetë Mauro, pas një konsulte me profesor Kugat vitin e kaluar largoi hipotezën.

RRUGË LIGJORE

- Mund të zhvendosë çështjen në rrugë ligjore. Për momentin, megjithatë, Interit i interesojn­ë dy sfidat me Ajntrahtin, ajo Spalin dhe derbi: 11 ditë ku do luhet

një pjesë thelbësore e sezonit. Dhe zikaltrit kanë vendosur të vazhdojnë me një handikap: bast i rrezikshëm, por i detyruar dhe i detyrueshë­m.

DUKE PRITUR STIVENIN

- Numri 9, pra, po bën "vesh të shurdhër". I bindur se ka qenë klubi ai që ka kërkuar

krisjen për ta shitur në verë: cilëson shiritin e kapitenit një çështje nderi. Pretendon një shpjegim zyrtar drejtpërdr­ejt nga Stiven Zhang. Kërkon një ballafaqim me presidenti­n, i cili do rikthehet nga Milano në fund të javës së ardhshme, pak orë përpara derbit të 17 marsit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania