Panorama Sport (Albania)

Duka: Dhuna në Kamzë, një goditje për kampionati­n

"Nuk jemi Anglia që ta kopjojmë për sigurinë në stadiume, pres reagim ndryshe nga Policia e Shtetit"

- VLADIMIR MEMA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbol lit ka qenë dje i pranishëm në Elbasan, ku së bashku me ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare dhe kryetarin e fondacioni­t "Lorik Cana 5", kryetarin e bashkisë, Qazim Sejdini ,dhe deputetin Taulant Balla, kanë përuruar ambientet sportive në një nga shkollat fillore në këtë qytet. Në fjalën e tij për mediat, kreu i institucio­nit të futbollit ka komentuar edhe ngjarjen e dhunës ndaj arbitrit në Kamza-Laçi, ka ironizuar sjelljen e policisë referuar mbrojtjes që i bëhet godinës së parlamenti­t dhe ka bërë thirrje për një sjellje të ndryshme të saj dhe rikthim në stadiume. Duka gjithashtu ka përmendur se vendimet e Disiplinës janë atakuar edhe në rast mbylljeje të stadiumeve, por edhe në rast mosndëshki­mi, ndërkohë që ka akuzuar edhe një herë se nuk është marrë asnjë masë ndëshkuese për dhunuesit, të cilët në çdo rast kanë qenë të filmuar në transmetim­in direkt të Kategorisë Superiore.

Futbollit shqiptar i kthehet dhuna, ku një prej presidentë­ve të Superiores është arrestuar...

Jam i lumtur që jam në këtë inaugurim sinjifikat­iv, i cili do t'u shërbejë këtyre fëmijëve. Kjo nuk është gjithçka për fëmijët e Shqipërisë, por është një model, i cili duhet të shtyjë të gjithë aktorët që kanë mundësi të bëjnë diçka për sportin në Shqipëri. Cilat do të jenë masat që do të merren për dhunën në Kamzë?

Unë dhe ata që janë këtu na bën mirë që të harrojmë atë që ka ndodhur në Kamzë. Ky duhet të jetë realiteti, por ja që i kemi dhe raste të tilla dhe ajo që ndodhi në Kamzë është shumë e shëmtuar. Por, futbolli për nga emocionet që ka dhe sa më i egër të jetë, aq më shumë të papërmbajt­ura bëhen emocionet dhe këto nuk përmbahen vetëm me shkollë edukimi, por me masa të ndryshme sipas nivelit që ndodhin. Pse vijnë këto?

Duhet të jemi realistë se ku jemi dhe ky është niveli i shoqërisë shqiptare. Agresori ka peshën kryesore të fajit dhe duhet të marrë dënimin e duhur, por të gjithë aktorët e tjerë duhet të analizojnë për të parë se çfarë kanë. FSHF, organizato­rët, klubi, por edhe forcat e policisë duhet të ruajnë rendin në Shqipëri. Në fillim të kampionati­t u mor një vendim që policia nuk duhet të jetë prezent në stadiume. Në letër duket një vendim në rregull që kopjon disa vende si Anglia dhe Norvegjia. Por, unë nuk besoj se Anglia dhe Norvegjia kanë nevojë për aq shumë policë sa ishin sot (dje) në parlament, sepse parlamenta­rët nuk flasin dot me njëri-tjetrin, ka një polici jashtë dhe një gardh brenda. Në nivelin e futbollit presupozoh­et që niveli intelektua­l duhet të jetë më pak se i parlamenti­t dhe duhet të ruajë rendin pa polici?! Nuk dua të justifikoj askënd me këtë, dua të dënoj ashpër agresorin dhe agresorët. Në çdo rast policia dhe jo vetëm, organet e drejtësisë, prokuroria, duhet të marrin masat, sepse në asnjë rast nuk është penalizuar asnjë dhe këto gjëra patjetër që do të ndodhin. FSHF ka marrë masat sportive dhe atë ka në dorë të marrë, aq shumë sa ka qenë e atakuar pse duhet të luajmë pa tifozë, pse dënohet një futbollist... Edhe në rastin konkret do të ketë masa sportive dhe duhet patjetër që të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën.

A do të ndikojë në ecurinë e kampionati­t ky episod?

Patjetër që çdo goditje lë shenjë dhe kjo është një goditje për kampionati­n që do i duhet shumë kohë dhe tani që ndodhi, me të drejtë disa njerëz thonë se ka ndodhur edhe para disa vitesh. Kjo është një goditje që do duhet shumë punë ta rikuperojm­ë.

Mendoni se ka bërë mjaftueshë­m federata për t'i minimizuar këto raste?

E thashë se masat e Komisionit të Disiplinës kundër këtyre fenomeneve kanë qenë më se normale, në respekt të rregullore­ve të lojës.

Do të ndërpritet kampionati nëse policia nuk e kthen vendimin?

Unë pres që të kemi një reagim ndryshe dhe të ulemi të bisedojmë ndryshe. E thashë, për mua është e pamundur, në realitetin që jemi do të ishte mirë që të mos kishte polici dhe të ishte me stjuartë apo njerëz civilë. Por, a është e mundur me nivelin e kësaj shoqërie? Unë them jo. Nëse do funksionon­te si një mekanizëm perfekt që çdo shkelës, pasi ta bënte atë, të thirrej dhe të dënohej qoftë edhe me 1 mijë lekë gjobë, atëherë mund të shkojmë në vendimin për të mos pasur policë në stadium. Ishim në Korçë, ku 150 njerëz hynë në stadium, bënë çfarë deshën dhe thyen atë stadium dhe askush nuk u thirr për ndonjë masë. U dhunua edhe fotografi në Tiranë, një zyrtar ndeshjeje. Agresorët ishin të filmuar, nuk mund të kërkosh më shumë, nuk u ndalua kurrkush. E njëjta gjë ndodh edhe tani. Nëse nuk funksionoj­në këto, atëherë të paktën duhet të ketë forca rendi në stadium.

 ??  ??
 ??  ?? Momenti kur u godit gjyqtari Hamiti pas ndeshjes Kamza-Laçi
Momenti kur u godit gjyqtari Hamiti pas ndeshjes Kamza-Laçi
 ??  ?? Duka, Sejdini, Balla dhe Cana në përurimin e fushës sportive në qytetin e Elbasanit
Duka, Sejdini, Balla dhe Cana në përurimin e fushës sportive në qytetin e Elbasanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania