Panorama Sport (Albania)

Tirana, në alarm për Majkëll Ngo

Stërvitje të diferencua­r Kërçiku, Muça në Itali për analiza, Turtulli me kartonë

- OLSI AVDIAJ

Te Tirana është kthy er emergjenca e lojtarëve të dëmtuar. Ndonëse ka edhe disa ditë nga sfida me Kastriotin, e cila ende nuk është saktësuar se ku do të luhet, bardheblut­ë kanë dalë me plagë nga derbi. Problemi kryesor janë dëmtimet në skuadër dhe mungesat në sfidën me krutanët. Ai që shqetëson më shumë nga të gjithë është Majkëll Ngo. Prej nisjes së stërvitjes ditën e hënë, Ngo ka shfaqur probleme në gjurin e operuar. Sërish gjuri i ka mbledhur ujë dhe pas një dite terapie ai është stërvitur me ekipin dje, por Ardian Mema është ankuar se ai nuk është në formë dhe se duhej të qëndronte pushim. Duket se forma e Ngosë ka qenë shqetësimi i trajnerit gjatë kësaj fillimjave, por edhe dy javët e shkuara, pasi ai është ankuar se anglezi nuk është se ka dhënë shumë në fushën e lojës. Po shihet me kujdes gjendja e anglezit, i cili rrezikon seriozisht që të mos luajë në sfidën me Kastriotin nëse gjuri i tij është i fryrë dhe ka akoma ujë.

Kërçiku - Një tjetër lojtar që shqetëson është Dorian Kërçiku. Mbrojtësi i djathtë edhe dje ka zhvilluar shumë pak stërvitje dhe nuk ka punuar me grupin. Ka një shqetësim në këmbë, i ardhur që prej sfidës me Partizanin. Mbrojtësi po punon dhe mund të jetë i gatshëm për sfidën e kësaj fundjave, sepse ka kohë. Gjithsesi, edhe nëse nuk ia del, Albi Doka është gati për ta zëvendësua­r.

Muça - Gentian Muça këto dy ditë nuk ka qenë bashkë me grupin, pasi ka udhëtuar drejt Italisë. Si zakonisht këto kohë, lojtari kontrolloh­et rregullish­t për operacioni­n që ka bërë një vit më parë. Futbollist­i do të jetë sërish me grupin për të vazhduar stërvitjen dhe për të pasur mundësi për të luajtur edhe më shumë këtë pjesë të dytë të sezonit.

Të tjerët - Nga grupi ai që mungon për çështje kartonësh është Marvin Turtulli, i cili kthehet në takimin me Laçin. Po kështu, Junus Sentamu nuk do të jetë më pjesë e Tiranës, pasi e ka mbyllur me bardheblut­ë dhe gjasat që palët të shkojnë në FIFA nëse nuk kanë arritur një marrëveshj­e. Këto ditë pritet të jetë në Shqipëri edhe Namdi Oduamadi, i cili ka kaluar dëmtimin dhe është gati të nisë stërvitjen. Lojtari u dëmtua në shpatull në sfidën me Laçin dhe tani mund të luajë, edhe pse rikthimi i tij parashikoh­et në prill.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania