Panorama Sport (Albania)

Pica para Skënderbeu­t, Gjici i heq stresin Kukësit

Ganezi i korçarëve: Me Kukësin si derbi, nuk zhgënjejmë

- Si u transferua­t në Korçë? Llazi Saro

Te Skënderbeu për të fituar sërish Uatfordin, por tani në ekipin e parë. Kjo është dëshira e Kuasi Sibos, mesfushori­t ganez, që luan prej janarit në radhët e korçarëve. Në një intervistë të dhënë për gazetën "Panorama Sport", Sibo ka bërë analizën e kalimit te Skënderbeu nga kampionati armen, por është ndalur edhe tek aventura e tij në radhët e Uatford U-23. Për Sibon, e rëndësishm­e është që të tregojë vlerat e tij te korçarët dhe mbi të gjitha të ndihmojë ekipin e Skënderbeu­t në këtë sezon. Më pas do të mendojë edhe për të ardhmen.

Sibo, nga Armenia në Angli e më pas në Shqipëri...

Po është e vërtetë, nga Gana ku luaja me ekipin Çetah kam kaluar fillimisht në Armeni ku kam zhvilluar një sezon të mirë. Pavarësish­t moshës së re, jam bërë pjesë e ekipit në formacioni­n bazë dhe jam i lumtur për paraqitjet që kam bërë atje, pasi në këtë skuadër më pikasën në Angli, ku u bëra pjesë e Uatfordit që më çoi për shkak të moshës në kampionati­n U-23. Mund të them se është momenti kulminant i karrierës sime, pasi Premier

Ligën e ëndërrojnë të gjithë. Me Skënderbeu­n jam lidhur përmes menaxherit që më ka njohur me këtë ekip. Edhe Uatfordi kishte mbyllur në parim huazimin dhe unë pranova pasi mora vesh se bëhej fjalë për një skuadër cilësore që kishte luajtur edhe në Europa Ligë. Mund të them se "CV"-ja e Skënderbeu­t më bëri menjëherë për vete. Në Angli luaja në Premier Ligën U-23 dhe normalisht kalimi në një ligë profesioni­ste më bënte mjaft mirë për zhvillimin e karrierës sime.

Tani që jeni në Korçë, si ndiheni?

Sapo mbërrita te Skënderbeu jam ndjerë mirë, pasi ekipi më ka bërë menjëherë pjesë të tij. Kam gjetur këtu një grup djemsh fantastikë që më kanë mbështetur jashtëzako­nisht shumë.

Sa ndryshime ka mes futbollit që ju luanit më herët dhe në Shqipëri?

Të them të drejtën futbolli në Shqipëri është në një nivel më të lartë se në Armeni. Është futboll më i shpejtë dhe më fizik se atje. Ndërsa me Anglinë, ndryshimet janë të dukshme, pasi ka më shumë cilësi edhe te kampionati U-23. Gjithsesi, nga ana fizike nuk është se ndryshojnë edhe aq shumë.

Keni ardhur për të qëndruar gjatë apo sa të mbarojë huazimi?

Unë kam ardhur këtu për të lënë shenjën time, për të ndihmuar ekipin drejt objektivav­e sezonalë dhe për të kapur sërish Anglinë në një të ardhme. Nuk mendoj aspak për vijimin në fund të sezonit, pasi është çështje mes klubeve. Unë mendoj vetëm për të tashmen dhe u takon klubeve të vendosin për mua. Nëse Skënderbeu kërkon të më mbajë dhe arrin akordin me Uatfordin, atëherë jam gati të qëndroj me qejf, pasi e shoh si vendin e duhur për t'u rritur dhe për të dalë sërish në futbollin e rëndësishë­m europian.

Këtë javë keni një ndeshje me Kukësin, çfarë ju kanë thënë shokët? Është një ndeshje e vështirë?

Po, duke qenë se Kukësi është në vendin e dytë, bëhet fjalë për një ekip cilësor. Kam dëgjuar që është një lloj derbi edhe ky dhe jam i karikuar në maksimum për ta luajtur. Besoj se nga informacio­net që kam marrë bëhet fjalë për një takim mjaft interesant, të fortë dhe të bukur.

Është një ndeshje që Skënderbeu do ta luajë për ta fituar?

Pa dyshim që po. Ne në çdo sfidë hyjmë për të fituar dhe kjo është e ditur tashmë. Nuk kemi marrë rezultatet e duhura në këto javë dhe kjo na ka mërzitur shumë. Por, në ndeshjen me Teutën besoj se bëmë kthesën e duhur edhe në aspektin psikologji­k. Kështu që jemi gati për këtë takim.

Sibo është gati të shënojë sërish?

Unë jam gati të jap më të mirën për skuadrën dhe kjo nuk ka më të voglin dyshim. Jemi fillimisht për të mirën e ekipit dhe për të bërë që Skënderbeu të ecë përpara, më pas për aspektin personal. Ne veprojmë si grup dhe vetëm kështu mund të ecim përpara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania