Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Partizani ekipi më i mirë, ndaj “demave” nis kthesa e Teutës

Bushiç dhe Kallaku: Vetëm për fitore në kryeqytet

- Zamir Qypi

Teuta humbi dy pikë në ndeshjen e fundit me Skënderbeu­n, i cili i barazoi në shtëpi në minutat shtesë. Durrsakët nuk kanë kohë të qajnë atë gabim, pasi të premten i pret një tjetër sfidë e vështirë, ku në kryeqytet do të jenë përballë Partizanit. Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, në prononcimi­n e dhënë për “RTSH Sport”, pranoi vështirësi­të që e presin ekipin e tij, pasi sipas tij, Partizani është skuadra më e mirë e Superiores dhe ka respekt për “demat”. Gjithsesi, trajneri Shkëmbi ka besim se ndaj të kuqve do të jetë pika e kthesës e Teutës për pjesën e mbetur të sezonit. “Ndeshja me Skënderbeu­n ka pasur shumë probleme, kemi pasur shumë dëmtime. Nuk e dimë se si do të jetë gjendja, por ne po mundohemi të rikuperojm­ë sa më shumë lojtarë. Çdo përballje është e vështirë, aq më tepër kundër Partizanit, që është ekipi më i mirë. E them këtë, pasi për mua kush qëndron në krye, është skuadra më e mirë. Kam shumë respekt për Partizanin. Futboll pa presion nuk ka. Nuk mendoj se është presioni ai që ne nuk po arrijmë te rezultatet. Nuk kemi presion as nga presidentë­t, as nga askush. Shpresoj që sfida kundër Partizanit të jetë pika e kthesës për ne”, u shpreh trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, para sfidës me Partizanin. BUSHIÇ DHE KALLAKU Nëse trajneri Shkëmbi u tregua diplomat në prononcimi­n e tij para sfidës me Partizanin, sulmuesi Tomislav Bushiç dhe mesfushori Sherif Kallaku, janë më konkretë, pasi e deklarojnë se të premten synojnë fitoren në kryeqytet. “Ndaj Skënderbeu­t krijuam shumë raste, por nuk shënuam dhe në fund morëm vetëm një pikë. Shpresojmë të bëjmë sa më mirë në stërvitje dhe të marrim maksimumin kundër Partizanit. Është një ndeshje shumë e vështirë, por do të jetë luftë në fushë. Duhet të tregojmë muskujt dhe të futemi në lojë si burrat. Vetëm në këtë mënyrë mund të fitojmë. Unë mendoj se objektivi i Teutës është Europa, por një fitore me Partizanin na mban 7 pikë larg dhe ka shumë ndeshje, prandaj mund të shkojmë shumë më përpara”, deklaroi Bushiç për “RTSH Sport”. Ndërsa fantazisti Kallaku, u shpreh: “Çdo lojtar jep maksimumin, kjo është motoja jonë te Teuta. Këtë do të japim edhe kundër Partizanit, pasi është një kundërshta­r që duhet vlerësuar, megjithatë, jo mbivlerësu­ar. Do të shkojmë atje vetëm për tri pikë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania