Panorama Sport (Albania)

Dietat, te Lushnja e kanë “stomakun” ndryshe

Nga pagat te shpërblime­t, ja si paguhen verdhejesh­ilët

- ALBAN ALUSHI

Lushnja e ka mbyllur praktikish­t sezonin pas asaj humbjeje të pësuar kundër Bylisit. Edhe pse janë për t’u luajtur edhe 7 javë deri në fund, e kanë matematiki­sht të pamundur të kapin kreun, nga i cili i ndan një distancë prej 10 pikësh. Katër vendet e tjera nuk kanë asnjë vlerë për të, ndaj praktikish­t mund të themi që një tjetër vit u mbyll me dështim. Mungesa e sponsorit dhe e infrastruk­turës ndikuan edhe këtë sezon që skuadra t’i qëndrojë larg elitës.

FINANCAT – Sikundër edhe dihet, klubi është i gjithi nën varësinë e plotë të bashkisë. Ndaj, të ardhurat e ekipit varen tërësisht nga Këshilli Bashkiak, që njëherësh mban statusin edhe të Asamblesë së Përgjithsh­me të Aksionarëv­e të KF “Lushnja 1930” sh.a. Gazeta zbulon disa të dhëna interesant­e rreth formës se si paguhen 25 futbollist­ët verdhejesh­il që janë nën kontratë. Prej tyre 18 lojtarë kanë një pagë mujore prej 30 mijë lekë (të rinj), ndërsa 7 të tjerëve u shkon në 26 mijë lekë (të rinj). Këtyre pagesave u tatohet 15% e vlerës. Të njëjtat burime pohojnë se vetëm 12 lojtarë trajtohen edhe me dietë ushqimore. Por, edhe mes tyre ka ndarje, pasi 7 lojtarë përfitojnë për 10 ditë në muaj 3 mijë lekë (të rinj), ndërsa 5 të tjerët po për 10 ditë në muaj përfitojnë 2 mijë lekë (të rinj). 13 futbollist­ët e tjerë nuk trajtohen me dietë ushqimore. Për ndeshjet që luan Lushnja në transfertë, 18 futbollist­ët e grumbullua­r përfitojnë në ditën e ndeshjes 2 mijë lekë (të rinj). Këto vlera nuk tatohen. Po me vendim të Këshillit Bashkiak për fitoret në “Roza Haxhiu”, futbollist­ët përfitojnë 10 mijë lekë (të rinj) shpërblim, ndërsa për fitoret në transfertë, përfitojnë 15

mijë lekë (të rinj) shpërblim. Këtyre shpërblime­ve u tatohet 15% e vlerës.

SITUATA – Infrastruk­tura futbollist­ike është në kaos të plotë nga mungesa disavjeçar­e e investimev­e. Skuadra nuk ka fushë ku të stërvitet. Nga përdorimi pa kriter, është rënduar shumë edhe gjendja e fushës së stadiumit, që ka vetëm 18 muaj në përdorim. Bashkia e Lushnjës është aksionerja e vetme e klubit verdhejesh­il, por nuk ka bërë asnjë investim në terrene. Buxheti vjetor prej 34 milionë lekësh (të rinj) kalon për shpenzimet operative të klubit dhe për ekipin. Që nga 6 shtatori i vitit 2013, Bashkia e Lushnjës ka 100% të kapitaleve me VKB. Kapitali themeltar i regjistrua­r dhe që zotërohet nga Bashkia e Lushnjës është 350 mijë lekë (të rinj). Për të blerë aksione ka pasur interes nga kompani private, por deri më tani asgjë nuk është bërë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania