Panorama Sport (Albania)

De Jong e Tadiç: Në Madrid bëmë ndeshjen e jetës

Heroi i Ajaksit: Frymëzohes­ha nga Zinedin Zidan

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Në Amsterdam po rritet një brez i artë. Premton shumë për të ardhmen e largët, por ndoshta edhe për atë të afërt. Në Madrid shkruan historinë duke eliminuar ekipin kampion për 3 vite radhazi dhe kjo ndeshje mbante firmat e disa lojtarëve kryesorë. Frenki De Jong dhe Dushan Tadiç ishin dy nga më të mirët në fushën e lojës. Njëri me saktësinë në pasime dhe tjetri me golat dhe asistet. Mesfushori holandez thumboi Realin, teksa thotë se i kërkuan nga Barcelona që të nxirrnin nga gara madrilenët, ndërsa serbi u tregon të gjithëve se idhulli i tij ka qenë Zinedin Zidan.

DE JONG- Në verë do të transferoh­et te Barcelona, por Frenki De Jong po i shijon muajt e fundit tek Ajaksi. Ai thumbon madrilenët për eliminimin, skuadër që do të jetë rivale e tij e përjetshme. “Është fantastike të fitosh këtu dhe me rezultatin 4-1. Ishte një ndeshje e madhe dhe luajtëm mjaft mirë. Për të qenë i sinqertë, mendoj se nuk luajtëm keq edhe në sfidën e parë. Thjesht kishim fatin e keq me rezultatin. Këtë herë gjithçka funksionoi siç duhet dhe jemi të lumtur për kualifikim­in në çerekfinal­e. Barcelona? Përpara ndeshjes më kishim kërkuar që ta eliminonim Realin, por tani nuk e di nëse më kanë uruar. Nuk e kam parë ende telefonin”, tha De Jong.

TADIÇ- Dushan Tadiç e konsideron ndeshjen e djeshme si më të mirën e karrierës së tij. Ai tregon se idhulli i tij ka qenë Zidan. “Me shumë mundësi, kjo ishte ndeshja më e mirë e karrierës sime. Ne mundëm ekipin më të fortë në botë dhe jam shumë krenar që bëra të lumtur tifozët tanë. Në futboll duhet që të relaksohes­h, të argëtohesh dhe të shijosh lojën. Ne jemi një skuadër shumë e mirë dhe bëjmë futboll të këndshëm. Zidan? Ai është idhulli im dhe lojtari që më ka pëlqyer gjithmonë. Kam parë shumë klipe të tijat dhe frymëzohem nga performanc­at e tij”, përfundoi serbi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania