Panorama Sport (Albania)

Di Françesko: Është ndeshja e jetës për Romën, jo për mua

Fati i trajnerit italian varet nga portugezët

-

Kundër Portos, Roma luan biletën në çerekfinal­et e Champions-it, por edhe stolin e Euzebio Di Françeskos. "E rëndësishm­e është që Roma të kalojë. Do të jetë vendimtare faza mbrojtëse. Mendimet e mia nuk shkojnë për veten, por për djemtë, që të bëjnë një ndeshje të madhe. Nesër (sot) nuk do të luaj unë, nuk është ndeshja e Di Françeskos", shpjegoi trajneri i Romës në konferencë­n për shtyp. Në "Olimpico", italianët fituan 2-1 falë dopietës së Zaniolos. Bilanci i Romës në Portugali është 2 fitore, 3 barazime, 2 humbje. Ndërsa Porto nuk ka fituar asnjë nga 6 ndeshjet e fundit në fazën me eliminim direkt (1 barazim, 5 humbje). Konseisao i ka këshilluar lojtarët e tij të luajnë pa u nxituar, ju çfarë do t'u thoni tuajve? Konseisao bën mirë që thotë kështu. Ne duhet të mbrojmë golin e avantazhit dhe do të jetë vendimtare faza mbrojtëse. A është Markano gati për ndeshjen? Në ndeshjet e nivelit të lartë keni preferuar Florencin pak më lart. Gjithçka është e mundur, djemtë nuk e dinë se kush do luajë. Nuk them kush do luajë, dua të shoh në fytyrë lojtarët dhe pastaj do vendos. Kjo është një ndeshje ven- dimtare për stolin tuaj. Me çfarë gjendjeje emocionale përballeni? Do doja të mos e spostoja vëmendjen te Di Françesko, por te Roma. Mendimet e mia nuk shkojnë për veten, por për djemtë e mi, që të bëjnë një ndeshje të madhe. Në fushë nuk zbret di Françesko, por lojtarët. Është një takim shumë i rëndësishë­m për të gjithë. Ndiheni i mbështetur? Është momenti më i vështirë për ju si trajner? Momenti më i vështirë është gjithnjë ndeshja e radhës. Pas një periudhe pozitive rezultates­h, derbi na uli moralin. Duhet të mendojmë vetëm për këtë sfidë, si të ishte ndeshja e jetës. Do ta shikonit si të pavend prezencën e Paulo Souzës në stadium? Absolutish­t jo, sepse një gjë është që të bësh deklarata pa stil, tjetër gjë të shohësh ndeshjet dhe mund të më ndodhë edhe mua nesër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania