Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA­T

-

- Markus Rashford ka shënuar vetëm një gol në 9 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve (6 nga minuta e parë), në transfertë­n e fundit të Junajtid kundër Valencias, në dhjetor. Ai ishte i vetmi lojtar i Junajtid që bëri një goditje në kuadrat në ndeshjen e vajtjes kundër PSG. - Kilië Mbape ka shënuar në 6 nga 7 prezencat e tij në Champions kundër klubeve angleze (6 gola në total). Ai ka shënuar 24 gola në Champions, të paktën dy më shumë sesa çdo lojtar tjetër nën 21 vjeç në historinë e kompeticio­nit (Benzema është i dyti në këtë klasifikim me 12 gola). - Humbja më e thellë që Junajtid ka pësuar mes ndeshjes së vajtjes dhe të kthimit të një dueli me eliminim direkt në kompeticio­net europiane është me 3 gola: në gjysmëfina­len e Kupës së Kampioneve 1957/58 kundër Milanit (2-5) dhe në 1/8-at e Kupës së Kupave 1991/92 kundër Atletiko Madridit (1-4). - "Djajtë" i kanë humbur dy sfidat e fundit në Ligën e Kampioneve (1-2 kundër Valencias dhe 0-2 me PSG-në). Ata nuk humbasin tri ndeshje radhazi në Champions prej marsit 2005. - Fitoren e fundit në transfertë në një ndeshje me eliminim direkt anglezët e kanë arritur 8 vite më parë, kundër Shalkes (2-0 në prill 2011). - PSG ka shënuar 35 gola në 10 ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions dhe nuk e ka ruajtur portën e paprekur në asnjë nga 5 të fundit. - Katër nga 5 sfidat e fundit me sistem vajtje-ardhje mes klubeve angleze dhe franceze në fazën me eliminim direkt të Champions-it, kanë sjellë kualifikim­in e formacione­ve franceze.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania