Panorama Sport (Albania)

Junajtid duhet të thyejë tabunë, Solskjaer: Ia dalim

"Duam hakmarrje, PSG lëndoi krenarinë e kësaj skuadre"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Asnjë skuadër nuk e ka kaluar turin e Champions-it, pasi e ka humbur ndeshjen e vajtjes në shtëpi me dy apo më shumë gola diferencë. Dhe precedentë­t nuk janë pak, por 34. Ndërsa, asnjë nga 6 ekipet e fundit angleze që janë përballur me PSG-në në "Parc des Princes", nuk ka arritur të fitojë. Skuadra e fundit angleze që ka fituar në transfertë kundër PSG-së ishte Çelsi i Zhoze Murinjos (30, në shtator 2004). Për këto dhe shumë më tepër, Mançester Junajtid i duhet mrekullia ditën e sotme, por Ole Gunar Solskjaer nuk e shikon si një mision të pamundur, pavarësish­t se ka një mal për të ngjitur.

Çfarë prisni nga ndeshja me PSG-në?

Është një test i vështirë, por mund t'ia dalim. Duhet të shënojmë golin e parë dhe të qëndrojmë në ndeshje. Gjithçka mund të ndodhë. Na duhet një plan i mirë.

Fergusoni ka udhëtuar me skuadrën në Paris, do të mbajë një fjalim përpara skuadrës?

Jo, nuk do të mbajë.

Sa besoni realisht te një përmbysje?

Të gjithë e dinë se mund ta bëjmë, e kemi bërë në të shkuarën. Vitin e shkuar Juventusi humbi 3-0 me Realin dhe më pas fitonte 3-0 në ndeshjen e kthimit. PSG-Barcelona është një tjetër rast. Ka shumë shembuj përmbysjes­h si këto. Kur beson te vetja, ekziston gjithnjë ajo pjesë karakteri që duhet ta tregosh. Këta lojtarë nuk janë mësuar të humbasin dhe ne nuk jemi të lumtur me humbjen në shtëpi. Një krahasim i PSG-së së sotme me atë që ju keni luajtur kundër tyre me Molden?

Ata ishin një skuadër e mirë atëherë, por kanë evoluar në mënyrë fantastike. Si është gjendja e Sançezit?

Ai do të qëndrojë pak jashtë. Ishte një dëmtim i rëndë në gju, janë 4-6 javë. Shpresojmë ta rikuperojm­ë sa më shpejt.

Si mund t'i bëni presion

PSG-së?

Njerëzit presin që ne të eliminohem­i kollaj, por kjo nuk ndodh me lojtarët e Junajtid. Krenaria jonë u lëndua në ndeshjen e parë. Nëse jemi 9-10 lojtarë që luajnë në standardin e tyre më të mirë, atëherë do të kemi një shans. Mund t'u shënojmë një apo dy gola.

I keni analizuar gabimet e ndeshjes së parë?

Ne i analizojmë ndeshjet, por në momentet e tensionit bëmë disa gabime dhe kur bën disa gabime të vogla, atëherë ndëshkohes­h.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania