Panorama Sport (Albania)

Pep, Konte e Zidan, stoli përçan kupolën e Juves

Në Torino grinden për post-Alegrin, Anjeli, Nedved dhe Paratiçi kanë kandidatë të ndryshëm

-

Do të largohet ose jo Masimilian­o Alegri nga Juventusi në fund të këtij sezoni, kjo është diçka që do të mësohet në vazhdim, ku mund të vendoset të martën e ardhshme, me rastin e ndeshjes së kthimit mes Juves dhe Atletikos. Deri tani, të gjitha gjasat bëjnë të mendojnë se 51-vjeçari është me një këmbë jashtë bardhezinj­ve, prandaj në klub ka nisur edhe vlerësimi i strategjiv­e mbi pasardhësi­n e mundshëm të "Kontit Maks", edhe pse zgjedhja e trajnerit të ardhshëm te "Zonja e Vjetër" ka nisur të përçajë që tani kupolën drejtuese torineze. Presidenti Andrea Anjeli, zëvendësi i tij Pavel Nedved dhe drejtori sportiv, Fabio Paratiçi, kanë që të tre nga një kandidat të tyrin, por ai që ka nisur të fantazojë më shumë se kushdo tjetër tani, është çeku Nedved. Duke parë se Mançester Siti rrezikon që këtë verë të përballet me një përjashtim të mundshëm nga kompeticio­net UEFA, si rrjedhojë e maskimit të të ardhurave në klub dhe fryrjes së paligjshme të kapitalit, Pep Guardiola mund të vendosë që të largohet nga anglezët, pa pjesëmarrj­en në turnetë UEFA. Dhe zëvendëspr­esidenti i Juves, shtyn për trajnerin spanjoll të Sitit, edhe pse kjo hipotezë mund të bëhej e mundur, siç u tha, vetëm nëse klubi nga Mançesteri dënohet. Ndërkohë, presidenti Andrea Anjeli kërkon t'i besojë instinktit të tij dhe shoqërisë që e lidh me francezin Zinedin Zidan, trajnerin që i dhuroi tre Champions radhazi Realit të Madridit, i cili për momentin duket edhe kandidati më i mundshëm për të pasur Masimilian­o Alegrin. Por ndërkohë, ai që ka dalë totalisht kundër rrymës është drejtori sportiv, Fabio Paratiçi, që këmbëngul për një rikthim të Antonio Kontes në Torino. E gjithë kjo situatë në selinë e Juventusit shton disi trysninë mes palëve, ndonëse shumë gjëra do të varen nga ndeshja e kthimit me Atletikon, prandaj rivlerësim­i i kandidatëv­e post-Alegri shtyhen për mesjavën e ardhshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania