Panorama Sport (Albania)

Gnabri rinovon deri në 2023, Mateus beson te tripleta e Bajernit

-

Sulmuesi i krahut të djathtë, Serge Gnabri, do të jetë një lojtar i Bajernit deri më 30 qershor 2023. 23-vjeçari ka bindur drejtuesit e skuadrës më të titulluar në Gjermani, pas një gjysmë sezoni shumë pozitiv. Gnabri ka qenë deciziv me golat e tij në disa prej ndeshjeve të fazës së dytë. Më e spikatura ka qenë ajo për Kupën e Gjermanisë ndaj Hertës së Berlinit. "Jemi të kënaqur që arritëm të mbajmë lojtarin për një kohë të gjatë. Ai ka bërë një hap përpara në karrierën e tij", ishin fjalët e drejtorit sportiv të bavarezëve, Hasan Salihamixh­iç. MATEUS BESON TE TRIPLETA Ish-kapiteni Bajernit, Lotar Mateus, beson se skuadra bavareze ka stofin për të fituar të gjitha trofetë në këtë sezon. "Kovaç, drejtuesit dhe lojtarët kanë arritur të kalojnë krizën e fillimsezo­nit në mënyrën më të mirë të mundshme", u shpreh Mateus. "Në Champions ata zhvilluan një ndeshje të parë pozitive në "Anfield", duke mbajtur të hapur kualifikim­in. Në Kupë ata presin Haidenhaim­in, një kundërshta­r që nuk ka shumë nevojë për koment. Ndërsa në luftën për titull, bavarezët kanë arritur të barazohen me pikë me skuadrën e Borusias së Dortmundit që tani ka filluar të dridhet. Ata e kanë stofin e një skuadre që mund të fitojnë trip- letën, dhe nëse luajnë të bashkuar kjo mund të arrihet", ishin fjalët e ish-kapitenit. Forma e mirë e kampionëve të Gjermanisë në pjesën e dytë të sezonit ka sjellë optimizëm jo vetëm te skuadra, por edhe te tifozët e shumtë gjermanë, të cilët dëshirojnë të sjellin trofeun e Champions-it në Mynih.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania