Panorama Sport (Albania)

“Jam i zhgënjyer, kam dhënë gjithçka”

-

Zherom Boateng ishte një nga tre lojtarët që nuk do të jetë më pjesë e skuadrës kombëtare gjermane. Vendimi i trajnerit Joakim Lëv për ta lënë jashtë mbrojtësin kampion bote në Brazil 2014, nuk është pritur mirë nga lojtari, që ka reaguar vetëm pak orë pas vendimit të teknikut. "Jam shumë i mërzitur për lajmin. Kjo, pasi ka qenë gjithmonë ëndrra ime për të përfaqësua­r vendin tim", u shpreh mbrojtësi 30-vjeçar i Bajernit të Mynihut. Gjithsesi, ai e respekton këtë vendim të trajnerit të kombëtares, pasi dikur ka qenë i ri dhe shansi për të luajtur me kombëtaren ka ardhur pikërisht nga një vendim i tillë. "Dikur kam qenë vetë një lojtar i ri dhe dikush më i madh në moshë ka sakrifikua­r vendin e tij. Edhe pse gjithashtu mendoj se jam ende në gjendje për të luajtur në nivele të larta. Këtë do ta tregoj edhe në të ardhmen. Do të kujtoj me nostalgji dhe dashuri kohën kur mbaja veshur fanellën e kombëtares". Për mbrojtësin e Bajernit, Botërori 2014 ishte kulmi i karrierës së tij. "Nuk do ta harroj kurrë verën e 2014ës, e përfytyroj­a ndryshe lamtumirën nga kombëtarja. Skuadrës i uroj suksese në të ardhmen", përfundoi 30vjeçari. Boateng u la jashtë edhe në ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj vendimi për largimin përfundimt­ar ka qenë i pritur nga lojtari, edhe pse shpresa për një rikthim ekzistonte. Përveç Zherom, Mats Humels dhe Tomas Myler do të jenë lojtarët e tjerë që nuk bëjnë më pjesë në skuadër. Një lajm tronditës ky jo vetëm për ta, por edhe për tifozët e Bajernit, të cilët shpresojnë që ky vendim të mos ndikojë negativish­t në formën e lojtarëve, të cilët së bashku me skuadrën bavareze ndodhen në një fazë të rëndësishm­e të sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania