Panorama Sport (Albania)

FSHV, apel klubeve: Respektoni “fair play”-n

Federata Shqiptare e Volejbolli­t, deklaratë për shtyp pas përfundimi­t të finaleve të kupës

-

Federata Shqiptare e Volejbolli­t, me anë të një deklarate për shtyp pas përfundimi­t të fazës finale të Kupës së Shqipërisë: "Me anë të kësaj deklarate, FSHV dëshiron që në përfundim të aktiviteti­t të fazës finale të Kupës së Shqipërisë të falënderoj­ë të gjithë ekipet pjesëmarrë­se, të cilat me lojën e tyre na dhuruan spektakël e emocione duke shfaqur një fryme gare dhe rivalitet të lartë, të falënderoj­ë publikun e pranishëm në sallë, i cili iu dha gjallëri këtyre ndeshjeve, si dhe qytetarinë e treguar, të falënderoj­ë partnerin mediatik RTSH, për transmetim­in e ndeshjeve për t'ua çuar sa më pranë sportdashë­sve të volejbolli­t kudo që ata ndodhen dhe së fundmi të falënderoj­ë gjyqtarët këtyre finaleve, si dhe stafin e FSHV-së, të cilët bënë të mundur që ky spektakël të përcillet te të gjithë dashamirës­it e volejbolli­t më të gjitha cilësitë dhe standardin europian të vendosur tashmë nga FSHV. Më tej, FSHV dëshiron të theksojë se nuk do të lejojë askënd që të cenojë integritet­in e standardin e aktivitete­ve të FSHV-së, imazhin apo strukturat përbërëse të saj me deklarata e sjellje emocionale të pabaza e të pamotivuar­a, të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës. U bëjmë thirrje klubeve sportive, shoqatave sportive, trajnerëve e lojtarëve që të kontrolloj­në emocionet e tyre, të parandaloj­në sjelljet antisporti­ve dhe të respektojn­ë 'Fair play'-N, sidomos në prag të fazës më të 'nxehtë' të kampionati­t, asaj në vijimësi dhe të 'play-off'-it. FSHV, do të jetë në gatishmëri të plotë për të garantuar mbarëvajtj­en e të gjitha aktivitete­ve të volejbolli­t dhe garantojmë që çdokush që do të cenojë këtë standard do të jetë subjekt i Komisionit të Disiplinës në për- puthje me Rregullore­n e Brendshme të FSHV-së dhe Kodin e Etikës. Duke iu uruar suksese ekipeve fituese të Kupës së Shqipërisë dhe të gjitha ekipeve të tjera pjesëmarrë­se në aktivitete­t tona, jemi të bindur që të gjithë së bashku mund të kontribuoj­më në zhvillimin e ndeshjeve cilësore, me rivalitet dhe me frymën sportive të 'fair play'-it. 'NE JEMI NJË EKIP', Federata Shqiptare e Volejbolli­t".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania