Panorama Sport (Albania)

Tavo: Dua kupën, Aleksi na ka dëmtuar

- Tomor Shehu

Për dyshen teknike të bluzinjve Ahmataj-Novi s'ka kohë për të humbur. Çdo ditë më shumë në shërbim të ndeshjes së radhës, që do të thotë më shumë përgjegjsh­mëri për t'u përballuar si të barabartë ndaj çdo kundërshta­ri. Ndërprerja e garës e kushtëzuar me "orakullin" e pafundmë të përjashtmi­t të Kamzës nga gara, për bluzinjtë ka mjaftuar për më shumë përkushtim dhe seriozitet në vijimësi. Të ndërgjegjs­hëm për kalendarin e ngjeshur të muajit mars, pse jo dhe për objektivin e fundit, bluzinjtë e Ahmatajt mbeten më shumë se të vendosur për të synuar kualifikim­in në turit të radhës të Kupës, që ka emrin Partizan. Lidhur me kalimin e turit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë si dhe çështjen "Aleksi", "Panorama Sport" kontaktoi me presidenti­n Grigor Tavo, i cili u shpreh: "Nuk heqim dorë nga Kupa dhe jemi të përqendrua­r për të marrë gjithçka nga ky kompeticio­n. Sa i përket pyetjes suaj që ka të bëjë me të ardhmen e Aleksit, ju them sinqerisht se Albano është futbollist i Luftëtarit deri në fund të sezonit. Dy muajt e fundit të kontratës janë periudhë bisedimesh për rinovimin e kontratës, sanksionua­r kjo në pikën 16 të kontratës mes palëve. Aleksi, me ose pa dashje na ka penalizuar në pjesën më të rëndësishm­e të sezonit, duke u dënuar me pesë ndeshje. Për këtë arsye, klubi ka marrë masat e tij ndaj lojtarit", tha, presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo.

STËRVITJA - Teksa do të duhen ditë për të mësuar vijimësinë e garës, bluzinjtë e Ahmatajt edhe sot do të vijojnë përgatitje­t, me qëllim të vetëm mbajtjen në tonus të ritmeve të përgatitje­s fizike. Për Luftëtarin, sfida e radhës me Skënderbeu­n, duke marrë në konsiderat­ë rezultatin 3-0 ndaj Kamzës, do të thotë më shumë siguri dhe hedhje hapi të sigurt për misionin mbijetesë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania