Panorama Sport (Albania)

Kontratat te Tirana, dridhet gjysma e skuadrës

Klubi duhet të nxitojë për të arritur në ujdi me lojtarët që janë të lirë në verë

- OLSI AVDIAJ

Tirana duhet të vrapojë dhe të bllokojë lojtarët e saj, të cilëve u mbaron kontrata në fund të majit. Janë të paktën nëntë lojtarë, shumica e të cilëve të gjithë titullarë, që nuk kanë marrëveshj­e në fund të sezonit dhe mund të largohen nga ekipi. Duke filluar nga kapiteni Karabeci, që burime pranë klubit e lidhin edhe këtë sezon, e deri te Klisman Cake që nuk ka kontratë fare, Tirana duhet të rinovojë ekipin. Veç Karabecit, pa kontratë e mbyllin sezonin, Greca, Lika, Ngo, Turtulli, Sentamu, Maveje. Të gjithë këta lojtarë duhet të ulen me presidencë­n dhe të flasin për zgjatjen e marrëveshj­es. Gjasat janë që të gjithë lojtarët të qëndrojnë në ekip, me ndonjë përjashtim të vogël, që nuk është në planet e bardhebluv­e në sezonin e ri 2019-2020. Nuk përjashtoh­et mundësia që me ndonjë lojtar të caktuar, që ka marrëveshj­e, të prishet kontrata dhe të lihet i lirë.

PJESA TJETËR - Edhe dy vite të tjera kanë kontratë vetëm të rinjtë Muçi, Çelhaka, Ismailgeci. Lojtarë si Hasani, Oduamadi, Kobina, Hoxhallari, Kërçiku, Abibi, Imami, Daja dhe Doka mbyllin marrëveshj­et në fund të sezonit 2019-2020. Vetëm Atinga ka një kontratë për 2021-in. Pjesa më e madhe e lojtarëve kanë kontrata dyvjeçare dhe shumë pak kanë tri vite dhe më shumë.

Merkato - U bënë dy sezone që Tirana po dështon në dalje. Duket se këtë sezon mund të ketë të reja për sa u përket shitjeve të lojtarëve, me Dokën, Kërçikun e ndonjë tjetër që mund të jenë në qendër të vëmendjes nga tregu i huaj. Gjithsesi, është kualifikim­i në Europë ai që do të vendosë për të ardhmen e shumë lojtarëve bardheblu. Nëse luajnë në verë, shanset për lojtarët shqiptarë dhe të huaj të kapin një kontratë në Europë janë shumë të mëdha. Por për ta arritur më parë, duhet të kualifikoh­en në Europë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania