Panorama Sport (Albania)

Braziliani reagoi keq për penalltinë, rrezikon të dënohet Tërbohet Nejmar, shkelmon derën e gjyqtarëve

Al-Khelaifi i beson Tuhelit: Nuk e marrim tani vendimin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nejmar nuk e ka pritur mirë eliminimin dramatik të PSG-së së tij përmes asaj penalltie të kontestuar në shtesë, që i kushtoi eliminimin PSG-së së tij nga Championsi përballë Mançester Junajtid. Ylli brazilian, i cili e ndoqi ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve në tribunën e "Parc des Princes", për shkak të frakturës në kockën e metatarsit në janar, zbriti në fushë dhe sipas "RMC Sport" ishte aq i zemëruar me arbitrin Skomina dhe VAR-in, sa shkoi të konfrontoh­ej me ta në tunel pas vërshëllim­ës finale. Nejmar tentoi edhe të hynte në dhomën e zhveshjes së arbitrave (goditi derën) për ta shkarkuar zemërimin e tij përballë trupës së gjyqtarëve. Sipas dëshmitarë­ve, të cilët folën për radion franceze, ai hyri deri në korridorin e zyrës së gjyqtarëve dhe është bllokuar nga stafi i PSG-së jashtë derës së tyre. Kampioni brazilian e shprehu gjithë zemërimin e tij publikisht më pas, duke postuar ndërhyrjen që solli penalltinë vendimtare për Mançester Junajtid dhe e komentuar atë me fjalët: "Është një turp. Ka katër persona që nuk marrin vesh nga futbolli, që shikojnë 'replay'-n. Kjo nuk është e mundur". UEFA është duke pritur raportin e delegatit të saj, përpara se të vendosë nëse do të marrë masa ndaj sulmuesit. Gjithnjë sipas të njëjtave burime, presidenti i klubit, Naser Al-Khelaifi, ka turfulluar gjithashtu nga ajo që pa, ndërsa projekti i tij për të fituar Champions-in në Paris shtyhet edhe për një tjetër vit. Megjithatë, presidenti tha se klubi nuk do të marrë asnjë vendim të nxituar sa i përket fatit të trajnerit Tomas Tuhel, duke i garantuar gjermanit besimin e klubit: "Unë kam besim te trajneri. Ne do të shohim vendimin e tij, nëse ai dëshiron të largohet apo jo. Por nuk është se ne do të vendosim tani vetëm se humbëm një ndeshje. Duhet t'i marrim vendimet me gjakftohtë­si. Por ky nuk është momenti. Ne duam të qetësohemi. Duam të shohim edhe atë që dëshiron trajneri. Është shumë e rëndësishm­e. Jam shumë i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes. Nuk e kuptoj sesi humbëm. Fituam 2-0 në Mançester. Këtu në Paris humbëm 3-1. Ua dhuruam gjithçka, ishte shumë e lehtë për ta. Nuk e kuptoj".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania