Panorama Sport (Albania)

I dashur sportdashë­s! Nesër do të jetë vonë, tepër vonë…

- Nga MIKEL SHESTANI* * VËZHGUES FUTBOLLI

Ngjarja e shëmtuar dhe e dhimbshme që ndodhi në takimin Kamza-Laçi ka indinjuar me të drejtë opinionin sportiv. Kjo solli edhe reagimin e FSHF-së dhe Shoqatës së Arbitrave për pezullimin e veprimtari­ve futbollist­ike. Një koincidenc­ë historike, 89 vjet më parë, në fillimpril­l të vitit 1930 në takimin e parë futbollist­ik të kampionati­t të parë, zhvilluar në qytetin e Shkodrës midis skuadrave B SHKODRA-SK TIRANA, ndodhi një mosmarrëve­shje midis dy arbitrave të takimit. Duke shfletuar gazetën "ORA" të asaj kohe, ndër të tjera shkruhet... "Referi i jashtëm Verbica vendos 3-3... dhe i drejtohet Federatës Sportive me një ankesë ndaj referit kryesor italian, zotit Lei, që vendos 3-2 për B.Shkodra". Artikulli përfundon: "...ky derb përfundoi 3-2 për shkodranët dhe u ndoq nga 4000 vetë...në gjysmë të lojës ia nisi me rriguem shi, por jo me thanë se luajti kambën kush prej vendi". Në asnjë rresht të kësaj gazete nuk shkruhet për invadim të fushës, për ofendim në kor të zyrtarëve të fushës, për goditje ndaj tifozërive, ku qindra tiranas kishin ardhur me biçikleta për të ndjekur takimin. Duke shfletuar në vite shtypin e kohës, takimet sportive, me përjashtim­e të rralla, kanë manifestua­r frymën e mirëkuptim­it, respektit e tolerancës midis ekipeve dhe sportdashë­sve të tyre. Pas viteve '90, me gjithë ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në futbollin shqiptar, rastet e dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe tifozërive nuk janë të pakta. Nuk është nevoja për të bërë kronologji­në e rasteve, sepse jemi në dijeni nëpërmjet informacio­nit që sot nuk mungon. Shtypi sportiv ka shkruar, mediat televizive i kanë dhënë drejtpërdr­ejt. Institucio­ni i shtetit dhe i futbollit kanë ndërhyrë. Janë marrë edhe masa. Por, me të drejtë sportdashë­si ngre pyetjen: Çfarë po ndodh dhe pse duhet të ndodhë kaq ashpërsish­t forma e dhunës? Nuk është justifikim, se edhe në vende të tjera ndodhin fenomene të tilla. Nuk jemi me miliona banorë dhe një vend me sipërfaqe të madhe. Kemi mbetur rreth 2.5 milionë banorë në 28.000 km2, ku për 2-3 orë mund të takohemi me njëritjetr­in dhe ku të gjithë biem të njohur, të afërt e farefis. Duhet ta shohim problemin përtej futbollit. Shembujt pozitiv të një civilizimi dhe një qytetarie në fushat e futbollit nuk kanë munguar dhe mungojnë. E kanë treguar dhe po e tregojnë edhe në këtë sezon futbollist­ik tifozëritë e qyteteve që kanë dhënë spektakle të bukura, mirëkuptim­i dhe respekti ndaj njëri-tjetrit. Megjithatë, pyetjet janë pa mbarim... Si veprohet për efikasitet­in e zbatimit të ligjit? A bashkëpuno­jnë me efikasitet drejtuesit e futbollit me klubet? A bashkëpuno­jnë klubet me shoqatat e tifozëve? Pse duhet t'i kthejmë stadiumet në skalione me policë? E ndaj kujt? A është e hijshme për pjesën me të madhe të tifozërisë, që nga goja e një pakice të ushtojë stadiumi me thirrjet x, y, z ... të q... motrën? A nuk ka shprehje brenda frymës e dinjitetit sportiv, qoftë edhe kundër arbitrit? A duhet të pranojë sportdashë­si ynë që në fushën e blertë me ose pa dashje të këtë viktima?! E kujt i shërbejnë më pas ceremonitë dhe lotët?! Një herë ka ndodhur... Nesër do të jetë vonë, tepër vonë. Nuk jam pesimist nga natyra, por nuk mund të hesht, sepse i dua njerëzit të jetojnë jetën. Kam besim se ngjarja e Kamzës do të jetë e fundit. Duhet reflektim, pendesë dhe falje. Tregoi qytetari me pendesën e tij publike presidenti i futbollit të Kamzës. Duhen hapa të tjerë. Ne stadiume duhet që fonia të buçasë jo vetëm nga muzika, por edhe drejtues klubesh e personalit­ete të sportit të luajnë rolin e tyre në sensibiliz­imin e tifozërisë vendëse jo vetëm për fitore, por të ndërhyjnë e të jap kurajë, shpresë e besim tifozërisë edhe kur ekipi po shkon drejt disfatës. Format e punës dhe bashkëpuni­mit janë të shumta. Duhen njerëz me vizion qytetar dhe shpirt sportiv, që në stadiumet dhe fushat e futbollit të mos këtë shfaqje antisporti­ve. Ata nuk mungojnë. Janë me dhjetëra në çdo qytet. Moto e olimpizmit na thërret: Të gjithë luajmë, të gjithë fitojmë. Në mbyllje, të fillojmë të reflektojm­ë të gjithë, e sa më shpejt. Klubet dhe shoqatat e tifozerive të jenë të parët që të kërkojnë rifillimin e futbollit. Kam besim se nuk do të jetë e largët dita, kur stadiumet tona nuk do të kenë nevojë për policë. Një ngjarje e madhe futbollist­ike na pret. Luhet takimi i parë për eliminator­et e Europianit. Shqipëria ndeshet kundër Turqisë. Thirrja e tifozërisë kuqezi "Shqipëri! Shqipëri!" duhet të kalojë kufijtë tanë... Flamuri dhe himni të na bashkojë, për të mirën e të ardhmen e fëmijëve tanë, për të mirën e Shqipërisë sonë të dashur...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania