Panorama Sport (Albania)

Burg kush shkel fushën, Rama: Rama: FSHF FSHF si si ambulancë ambulancë

Batuta, polemika për kafshët dhe himni i Milanit, ja pikantet

- JORGIS MEMO

"Çdo e keqe e ka një të mirë". Një shprehje që i shkon përshtat edhe asaj që po ndodh në futbollin shqiptar. Dhuna në ndeshjen Kamza-Laçi 1-1, e luajtur më 3 mars provokoi një reagim të paparë, me FSHF-në që mori masa drastike ndaj klubit të Kamzës, ndërsa arbitrat bojkotuan kampionati­n. Kjo bëri që dje të zhvillohej një takim i zgjeruar, ku drejtuesit e FSHF-së dhe klubet shqiptare "qanë" hallet para kryeminist­rit Edi Rama dhe ministrave të kabinetit të tij. Problemati­ka nga më të ndryshmet u trajtuan dhe morën bekimin e kreut të qeverisë, ndërsa gjithçka do të nisë me ndërhyrjen në Kodin Penal për të frenuar dhunën. Për këtë ishte vetë kryeminist­ri që mori si model Anglinë. "Kushdo që do të shkelë fushën, do të dënohet me tri vite burgim dhe përjashtim përjetë nga stadiumet". Rama ishte i qartë.

DHUNA DHE MASAT

"Jemi mbledhur këtu si rezultat i nevojës për një reagim të përbashkët ndaj një fenomeni që nuk mund të tolerohet më. Unë besoj se modeli anglez është i duhuri kundër dhunës dhe huliganizm­it. Pjesëmarrj­a në stadium e çdo sportdashë­si si spektator duhet të konsideroh­et me një status të veçantë, për t'i dhënë spektatori­t më shumë detyrime për përgjegjës­inë që ka brenda një mjedisi ku çdo veprim individual mund të konsideroh­et edhe nxitje për të tjerët. Për mirë ose për keq dhe kjo nuk është një shpikje, por është një gjë që vendet e tjera e kanë. Unë dua të them sot se ne do të ndërhyjmë menjëherë në Kodin Penal dhe kapërcimi i vijave të bardha dhe futja në tapetin e gjelbër do të dënohet me 3 vjet burg. Jo gjobë deri në tre vjet, por 3 vjet burg. Kush kalon vijën e bardhë dhe hyn në tapetin e gjelbër është një kërcënim fizik për ata që aty janë duke ushtruar detyrën e tyre, qofshin futbollist­ë apo arbitri. Në këto kushte, kemi domosdoshm­ërinë ta diskutojmë me shpejtësi dhe ta aplikojmë menjëherë këtë dënim, minimumi 3 vjet. Nga njohuria ime e kufizuar, ndëshkime shumë më të rënda sesa tre vjet burg u praktikuan në vitin 1989 në Angli, me iniciativë të kryeminist­res së kohës, për t'i dhënë përgjigje përfundimt­are dhunës si sport më vete që karakteriz­onte futbollin anglez. Jo vetëm që u zhduk dhu-

na nga stadiumet, por u zhdukën edhe telat, edhe barrierat dhe u kthyen stadiumet njësoj si opera, njësoj si teatër, ku nuk i shkon ndërmend një fryme të gjallë që të kapërcejë vijën e bardhë, sepse shkon drejtpërdr­ejt në burg e jo në shtëpi, edhe sot që flasim. Burgimi dhe përjashtim­i përjetë nga stadiumi i atyre që prekin vijat e bardha do të jetë hapi i parë që ne do të bëjmë me Parlamenti­n, duke ndryshuar Kodin Penal", deklaroi Rama.

POLICIA DHE KUSHTI

"Është koha që Policia e Shtetit dhe federata të mos ia

lënë topin njëra-tjetrës, por të bashkëpuno­jnë seriozisht. E di që ka një pengesë aktuale ligjore lidhur me organizimi­n e shërbimeve policore në mjediset e brendshme të stadiumeve, pasi këtë ligji nuk e lejon dhe që rikthimi i policisë në stadiume do të kërkonte amendimin e këtij ligji, ashtu sikundër edhe një vendim të posaçëm të qeverisë. Por kjo nuk është një arsye për t'u fshehur pas gishtit apo për të parë gishtin kur gishti tregon hënën, por është një nga aspektet që ne duhet të trajtojmë bashkërish­t, pasi unë besoj se, aq sa është e rëndësishm­e që

policia të përfshihet në këto kushte, aq është e rëndësishm­e që të mos mbetemi thjesht te policia. Një nga problemet e konfliktit mes policisë dhe FSHF-së lidhet me cilësinë e impianteve sportive. Duke qenë se ka mjaft impiante që është objektivis­ht e vështirë që të hyjnë në parametrat normalë të lejueshëm të sigurisë, atëherë policia nga njëra anë e hedh topin te federata, nga ana tjetër federata nuk ka se si të mos e kthejë topin te policia, ndërkohë që duhet bashkërish­t të garantojmë monitorimi­n me kamera të të gjitha impianteve. Jetojmë në epokën e teknologji­së, e cila na jep mundësinë që pa kosto të larta, por siç kemi treguar me federatën se kostot dimë t'i përballojm­ë bashkërish­t, kur bëjmë projekte të përbashkët­a. Të organizohe­mi menjëherë dhe klubet të detyrohen që të pajisin impiantet me kamera, duke i dhënë mundësinë policisë të identifiko­jë të gjithë keqbërësit në stadium dhe duke i bërë të pakthyeshm­e kërkesat e prokuroris­ë në adresë të gjykatave, me prova", është shprehur më tej kryeminist­ri i Shqipërisë.

FSHF SI AMBULANCË

Në fund Rama u ndal te problemati­ka që ka menaxhimi i stadiumeve në vendin tonë. "Deri më sot nuk kemi faktikisht asnjë stadium të menaxhuar normalisht dhe është bërë FSHF si ambulancë që merr përsipër menaxhimin, ndërkohë që normalitet­i do të kërkonte që pronarët e stadiumeve, bashkitë në këtë rast, në bashkëpuni­m me klubet, të hynin në një logjikë të re. Hyrja në një logjikë të re do të thotë që ne të diskutojmë seriozisht për një fond për infrastruk­turën sportive, një fond siç është shembulli anglez. Ka edhe shembuj të tjerë, ku shteti ka qenë bashkëfina­ncues në investime impiantesh sportive, ka hyrë në partnerite­t me klubet apo shoqëritë që kanë pasur pronësi në këto stadiume dhe ka ruajtur një përqindje pronësie. Rrimë akoma në situata absurde me bashki që refuzojnë bashkëpuni­met me investitor­ët, me një legjislaci­on që është i hapur për çdo lloj spekulimi dhe për çdo lloj abuzimi dhe praktikish­t çfarë korrim? Korrim dhunë në stadiume që s'kanë asnjë standard, edhe t'i quash stadium e madje ofendon të gjithë stadiumet që meritojnë të quhen të tilla", përfundoi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania