Panorama Sport (Albania)

Çerekfinal­et e Kupës, Partizani sytë nga... Hebaj

Të kuqtë pritet të sulmojnë me forca të shumta për të hedhur hapin e parë të kualifikim­it

- ILIR CARA

Kupa e Shqipërisë është po aq e rëndësishm­e sa kampionati për Partizanin. Këtë gjë e tregon edhe vlerësimi që të kuqtë i kanë bërë ndeshjes së parë çerekfinal­e me Luftëtarin, takim i cili do të luhet sot në "Elbasan Arena". Ishte menduar se për këtë takim stafi mund të bënte një rrotacion në formacion, por mbyllja e...

Kupa e Shqipërisë është po aq e rëndësishm­e sa kampionati për Partizanin. Këtë gjë e tregon edhe vlerësimi që të kuqtë i kanë bërë ndeshjes së parë çerekfinal­e me Luftëtarin, takim i cili do të luhet sot në "Elbasan Arena". Ishte menduar se për këtë takim stafi mund të bënte një rrotacion në formacion, por mbyllja e përgatitje­ve ka treguar tjetër gjë. Në seancën e fundit që u zhvillua dje në orën 17:00, trajneri Gega ka provuar për pak minuta edhe një formacion të mundshëm. Ndonëse grupi konsideroh­et i plotë, te "demat" nuk ka vend për eksperimen­te, kështu që për Luftëtarin pritet të luajnë lojtarët e formacioni­t bazë dhe me forca të shumta në sulm. Ndryshimi vetëm për këtë takim të sotëm mund të jetë Rubin Hebaj në majë të sulmit. Kontribut të rëndësishë­m për Partizanin në dy turet e para të Kupës kanë dhënë futbollist­ët shkodranë, Rubin Hebaj dhe Erald Çinari, ku secili ka shënuar nga 4 gola. Gjasat janë që sot trajneri Gega t'i besojë goleadorit të Kupës, Hebajt, i cili si pikë referuese në majë të sulmit do të ketë shërbimet e Malës dhe Asanit nga krahët, ndërsa Bardhi do të veprojë pas shpinës së tij. Ndërprerja e kampionati­t i erdhi në ndihmë Ardit Hilës që të rikuperohe­t më mirë, por me shumë mundësi trajneri nuk do të rrezikojë me aktivizimi­n e elbasanasi­t, kështu që nuk pritet titullar. Pa Hilën i bie që Atanda të formojë dyshen e qendrës së mesfushës me Telushin. Me atë që u pa në seancën e fundit, stafi i mëshoi shumë vertikaliz­imeve nga krahët, ku Hebaj dhe Bardhi mund të kenë më shumë mundësi në zonën e kundërshta­rit në ndeshjen e sotme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania