Panorama Sport (Albania)

Balaj shënon gol, Panuçi: Ja e vërteta me Romën

Trajneri kuqezi zbulon të vërtetën e... Romës

-

Kristian Panuçi bën tifo për Juventusin, por nuk pozicionoh­et për derbin e Milanos. Trajneri i Kombëtares shqiptare ka dhënë një intervistë të shkurtër për mediat italiane, teksa tregon se Roma nuk e kontaktoi kurrë dhe se fokusi i tij për momentin janë eliminator­et e Europianit me Kombëtaren shqiptare. Trajneri tregon se është i lumtur në Shqipëri dhe do të zbatojë kontratën që e mban të lidhur me kuqezinjtë.

ROMA- "Nuk më ka kontaktuar kurrë. Kam dëgjuar disa zëra për emrin tim, por asnjë telefonatë. Ranieri ishte trajneri i duhur në këto momente, sepse e njeh ambientin. Është mjeku i duhur për të shëruar skuadrën dhe ka eksperienc­ë të madhe. Roma ka forcë për të dalë nga ky moment i vështirë ku është futur".

JUVENTUSI- "Ka një shans të artë dhe shumë mundësi për ta përmbysur ndeshjen. Është ekip i fortë dhe nëse bën një gol të shpejtë, ndeshja do të bëhet e bukur. Sfida e parë nuk ishte e duhura, por Juventusi mund të bëjë diçka historike për futbollin italian. E uroj dhe shpresoj që t'ia dalë. Simeone? Ai di t'i japë karakter skuadrës së tij, por Juventusi duhet të shfrytëzoj­ë çdo situatë për t'u bërë keq spanjollëv­e".

DERBI- "Është një ndeshje e veçantë dhe e bukur. Milani vjen në formë më të mirë në këtë ndeshje, por ndodh ndonjëherë që "bisha e plagosur" të ringrihet. Nuk di kë

të zgjedh si skuadrën favorite. Ikardi? Interi dhe ai u vendosën vetë në vështirësi. Nëse do ta dinim se çfarë ka ndodhur realisht mund të jepnim një ide, por sigurisht që të gjithë po humbasin nga ky moment".

CHAMPIONS- "Milani nuk është më i fortë sesa Roma. Duhet thjesht që këta të fundit të japin më të mirën në fushë dhe të mos kenë presion. Atmosfera aty është më e mira në botë dhe jam i sigurt që do të rikthehen te rezultatet pozitive. Do të jetë objektiv i vështirë për të gjitha skuadrat që janë në garë".

SHQIPËRIA- "Jam shumë i lumtur aty dhe kam kontratë deri në nëntor me një federatë shumë serioze, pastaj nuk e di çfarë do të ndodhë. Por, unë nuk bëj llogari në zgjedhjet e mia, zgjedh instinktiv­isht. Është një punë që më pëlqen shumë dhe tani jam i përqendrua­r maksimalis­ht tek aventura në kualifikue­set e Europianit. Nuk mendoj për asgjë tjetër".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania