Panorama Sport (Albania)

Gjici: Kemi palo tifozë, edhe 3 vite burg janë pak!

Presidenti i Kukësit pranon evazionin fiskal

-

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në fjalimin e mbajtur gjatë tryezës së djeshme të diskutimev­e për problemati­kat e futbollit shqiptar, theksoi se qoftë drejtues klubesh apo tifozë që bëhen protagonis­të të dhunës, duhet të dënohen me më shumë se 3 vite burg. Nga ana tjetër, kreu i klubit kuksian pranoi se klubet nuk i deklarojnë kontratat e rregullta të lojtarëve, duke konfirmuar kështu evazionin fiskal. "Është hera e parë që një kryeminist­ër ulet për futbollin. Dhuna në futboll na ka marrë në qafë për 5 apo 10 palo tifozë dhe nuk kemi mundur dot që këta tifozë që prishin klimën t'i ndëshkojmë. Këta tifozë dhe ata presidentë që ushtrojnë dhunë, të përgjigjen para ligjit. Tri vite burg më duken pak, pasi kemi investuar për të bërë futboll dhe jo dhunë. Besoj shumë se me ashpërsimi­n e Kodit Penal, edhe tifozët do të jenë më të shumtë në stadium. Kërkojmë që afatet të jenë të përshpejtu­ara ose të tërhiqemi nga klubet dhe t'i mbajnë bashkitë. Ne që investojmë para nuk jemi pronarë. Asnjë nuk është pronar i vërtetë, përveç Partizanit që është 100% privat. Me sa di unë, presidenti i Flamurtari­t ka investuar 8 milionë euro, por nuk është pronar i klubit vlonjat. Sa i përket mosdeklari­mit të rrogave është e vërtetë. Askush nuk deklaron kontrata të rregullta, pasi nuk na njihet asgjë", u shpreh Gjici, i cili nuk ngurroi të sulmonte edhe kryetarin e bashkisë së Kukësit në këtë mbledhje. "Nuk do arrijë dot Bashkia e Kukësit që të bllokojë stadiumin, edhe pse ka tentuar. Ai po bëhet për qytetarët e Kukësit. Të gjithë tifozët e Kukësit, që janë të rregullt, po presin me pa durim që ekipi i tyre i zemrës të rikthehet në Kukës. Falënderoj Qeverinë dhe federatën që do të bëjnë këtë investim në Kukës", deklaroi kreu i klubit të Kukësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania