Panorama Sport (Albania)

Duka, “paketë” qeverisë: Gjashtë pika për të ndryshuar futbollin

Presidenti i FSHF-së: Koha që dhunuesit të ndiejnë peshën e ligjit

-

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përsëriti dje para kryeminist­rit Rama se duhet të rikthehet sa më shpejt Policia e Shtetit në stadiume. Në fjalën hapëse në tryezën e organizuar dje, ai e cilësoi të parakohshë­m vendimin për largimin e forcave të rendit nga garat sportive, ndërsa kërkoi ndryshime të mëdha në ligjin për sportin, për sponsorizi­min, tatimin mbi të ardhurat dhe tatimin mbi vlerën e shtuar. "Arsyet e këtij takimi mbase të vonuar janë shumë, por shkas u bënë ngjarjet e dhunshme në një ndeshje të Kategorisë Superiore. Krijimi i kushteve normale e të sigurta për zhvillimin e garave është shumë i rëndësishë­m. Dhe për këtë duhet një kontribut i të gjithëve, kryesisht i organizato­rëve, klubeve, FSHF-së, Policisë së Shtetit dhe institucio­neve të drejtësisë. Me të drejtë, AMA na kërkonte pak ditë më parë nëpërmjet një shkrese që të marrim masa për eliminimin e koreve ofenduese dhe fyese në stadium. Por, ne jemi në situatën ku kemi hedhje sendesh të forta, deri në invadim fushe e agresion fizik. Dhe për t'i minimizuar apo eliminuar këto, nuk mjaftojnë vetëm masat sportive, por duhet më shumë. Duhen ndryshime në Kodin Penal. Pasi të gjitha këto ndryshime të bëhen, dhunuesit e prishësit e atmosferës sportive të ndiejnë peshën e ligjit, mund të mendohet organizimi i garave sportive pa praninë e forcave të rendit. Pra, është e parakohshm­e mosprania e forcave të rendit në garat sportive. Është gjithashtu e papërballu­eshme financiari­sht sigurimi i rendit me polici private nga klubet e futbollit. Prania në këtë takim e kryeminist­rit Rama dhe e krerëve të qeverisë dhe e institucio­neve të tjera të rëndësishm­e në vend dëshmon dakordësin­ë dhe rëndësinë e futbollit, si edhe vullnetin për ta zhvilluar atë. Probleme që mund të zgjidhen nëpërmjet ndryshimev­e ligjore mund të rendis këto: - Formalizim­i i klubeve profesioni­ste. Duke bërë 0 tatimin mbi të ardhurat dhe sigurimet shoqërore të tyre. - TVSH 0 për investimet në sport dhe materialet sportive. - Terrenet sportive t'u kalojnë klubeve pa shpërblim. - Për çdo investim në infrastruk­turë nga klubet qeveria të kontribuoj­ë me 50%. - Disa ndryshime në ligjin për sportin. - Disa ndryshime në Kodin Penal për të mbrojtur atmosferën sportive. Ju ftoj të reflektojm­ë për të mirën e përbashkët", deklaroi dje Duka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania