Panorama Sport (Albania)

Revolucion Revolucion ekonomik ekonomik në në klube klube

Zerohet tatimfitim­i mbi të ardhurat, hiqet taksa për ndërtimet dhe lehtësira doganore

- JORGIS MEMO

Qeveria parala jmëron një revolu cion ekonomik për klubet e futbollit. Të paktën kështu premtoi në mbledhjen e djeshme kryeminist­ri Edi Rama. Do të zerohet tatimfitim­i mbi të ardhurat, do të hiqet taksa për ndërtimet sportive, si dhe do të ketë lehtësira doganore për presidentë­t e klubeve. Këto ishin disa nga premtimet e Ramës.

PAGESAT - "Nuk kemi sesi vazhdojmë të kërkojmë futboll modern me klube që i deklarojnë rrogat e lojtarëve sikur janë fasonë, me minimumin 300 mijë lekë, për të mos paguar asnjë taksë. Lojtarë që paguhen nga 100.000 euro figurojnë me 300 mijë lekë. Ky teatër nuk mund të vazhdojë më. Edhe kjo hyn brenda kornizës së një gjendjeje që duhet të ndryshojë. Le ta zerojmë për një periudhë kohe tatimfitim­in mbi të ardhurat për të gjitha klubet, me kushtin që të deklarohen të vërtetat mbi të ardhurat e futbollist­ëve dhe klubet e futbollist­ët të mos jenë të detyruar të paguajnë tatimfitim­in për një periudhë kohe. Heqja e tatimit mbi fitimit është një nga mënyrat për të formalizua­r aktiviteti­n financiar të klubeve. Natyrisht që kush kapet pastaj paguan shumëfish për mashtrim", deklaroi kryeminist­ri.

TAKSAT - "Duhet të shikojmë dhe të diskutojmë heqjen e taksave mbi ndërtimet sportive, njësoj siç kemi bërë për hotelet me 5 yje, njësoj siç kemi bërë për agroturizm­in. Nuk kemi pse të mos ta bëjmë dhe për ndërtimet sportive heqjen e taksave, ashtu sikundër edhe uljen në 6% të TVSH-së. Është një fazë që kemi nevojë për një shtytje të fortë përpara të gjithë futbollit dhe për ta kthyer futbollin nga një aktivitet i organizuar me tifozllëk, me pasion dhe me fanatizma gjysmë okulte, në një industri të mirëfilltë, që do të thotë se duhet të bëjmë as më shumë e as më pak, por atë që kanë bërë të tjerët. Të bëjmë hapjen e një rruge që u jep mundësi atyre që investojnë ta kenë investimin të garantuar dhe atyre që janë jashtë të jenë të interesuar të hyjnë në investime në këtë industri", sqaroi Rama.

DOGANAT - Mallrat me destinacio­n sportiv që lidhen me klubet e futbollit, por jo vetëm, do të lehtësohen nga doganat. Këtë e konfirmoi vetë kreu i qeverisë. "Ne kemi lehtësuar makineritë bujqësore dhe nuk lehtësuake­mi dot impiantet sportive! Kështu që lehtësirat doganore për mallrat me destinacio­n sportin janë një tjetër temë që duhet ta diskutojmë", theksoi kreu i qeverisë shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania