Panorama Sport (Albania)

Trukimet e ndeshjeve, prokuroria mbyll dosjet

-

Trukimet janë një sëmundje shumë shqetësues­e në futbollin shqiptar. Prej vitesh është një prej çështjeve që ndikon drejtpërdr­ejt në garë dhe sjell më pas pasoja negative siç është zbrazja e stadiumeve dhe besueshmër­ia e ulët. Çështja e trukimeve u diskutua edhe gjatë tryezës së djeshme të organizuar nga FSHF dhe kryeminist­ria. AKUZA

Gjithçka nisi me një batutë të kryeminist­rit, Edi Rama për kryetarin e Komisionit të Etikës pranë FSHF-së, Fatmir Braka. "Kam dëgjuar se ju nuk dënoni njeri si Komision Etike dhe thonë të gjithë se kjo vjen nga fakti që zoti Braka është avokat dhe është oportunist", ishin fjalët e Ramës. Më pas, kryetari i Etikës, Braka është përgjigjur: "Komisioni i Etikës ka një problem shumë të madh. Me gjithë informacio­net e shumta që vijnë nga UEFA, të cilat janë të detajuara dhe për efekt të zbatimit të tyre, ne gjithmonë mundohemi të dënojmë. Por, kur vjen puna në praktikë për të ndëshkuar ekipet ose lojtarët, kemi vështirësi konkrete në procesin e të provuarit. Unë do të doja që të ishte këtu edhe Prokurorja e Përgjithsh­me, pasi kam një ankesë për prokurorin­ë. Në të gjitha rastet që kemi diskutuar në komision dhe nuk kemi gjetur një zgjidhje për t'i dënuar, i kemi kallëzuar rastet në prokurori. Dhe në 100% të rasteve, çështjet janë pushuar. Kaq e vërtetë është kjo, sa edhe kur ka pasur ndonjë rast të ndëshkimit, kanë rënë në rrjetën e përgjimit për shkak të ndonjë vepre tjetër që kanë pasur ata persona dhe jo për shkak të trukimit të ndeshjeve. Jemi dakord që nga presidenti i federatës dhe ne si komision që të rrisim më shumë bashkëpuni­min me prokurorin­ë. Do ishte mirë që të mblidheshi­m dhe të takoheshim, pasi e theksoj se nuk ka asnjë të dënuar nga gjykata për çështjen e trukimit të ndeshjeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania