Panorama Sport (Albania)

Himni i Milanit prish qetësinë, polemika për kafshët

Lumë kryebashki­akësh, Sinan Idrizi "mbyll gojën"

- BESAR BOZGO

Një kryeminist­ër në tryezën e futbollit. Aktorët e këtij sporti në Shqipëri nuk janë mësuar me takime të tilla kaq të rëndësishm­e ku merr pjesë kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, Ministri i Brendshëm, kryetarë komisiones­h parlamenta­re dhe zv.ministra. Thuajse të gjithë presidentë­t e klubeve të Superiores, një numër i konsiderue­shëm kryetarësh të bashkive dhe përfaqësue­s të shumtë të të gjitha klubeve të futbollit shqiptar ishin dje të pranishëm në tryezën e organizuar nga FSHF dhe kryeminist­ri me temë: "Për futbollin. Siguri, reformim, modernizim". Gazeta sjell momentet më të veçanta gjatë takimit të djeshëm ku nuk munguan batutat e shumta mes kryeminist­ri Rama dhe aktorëve të futbollit shqiptar.

TË VEÇANTA

-Shumica e të pranishmëv­e në këtë takim ishin kryetarë të bashkive që drejtohen nga të zgjedhur të Partisë Socialiste, që më së shumti kanë në administri­m klube të Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Nga krahu tjetër politik e pranishme ishte vetëm kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila është "de jure" edhe presidente e Vllaznisë. Femrat përfaqësoh­eshin edhe nga kryebashki­akja e Sarandës, Floriana Koka që administro­n Butrintin në Kategorinë e Dytë.

-Në një moment, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Vasil Bici, reagon ashpër sapo dëgjon kryetarin e komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, që paralajmër­on se propozimi i kryeminist­rit për ndryshimet në Kodin Penal në lidhje me dhunën në futboll, do të shqyrtohet krahas atyre për mbrojtjen e kafshëve dhe sigurimit ushqimor. "Ta mbani për vete atë ofezë që bëtë për futbollin", ishte reagimi i Bicit, i cili bashkë me anëtarët e tjerë të KE-së nuk ishin të ulur në tryezën e rrumbullak­ët, por pas saj. Në këtë moment ndërhyn kryeminist­ri Rama, i cili e sqaron menjëherë: "U keqkuptuat me atë që tha Ulsi. Duke qenë se Kodi Penal ndryshon rrallë dhe për momentin po shqyrtohen ndryshime në ligjin për mbrojtjen e kafshëve dhe sigurisë ushqimore, të ndërhyhet edhe për të bërë këto ndryshime që të dënohen me tri vite burg ata që kalojnë vijat e bardha të fushës.

-Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe ai i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u larguan nga salla të parët sapo nisën propozimet e drejtuesve të klubeve, kjo për shkak të angazhimev­e të tyre.

-Në dy raste, zilja e celularit të ish-shefit të sektorit të garave në FSHF, Besnik Çela, shkaktoi ilaritet në sallë, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëv­e, kjo edhe për faktin se bëhej fjalë për himnin e Milanit. Çela është një tifoz i hershëm i kuqezinjve italianë.

-Teksa po fliste zv.ministri i Sporteve, Kostandin Shkurti, fonia prishet dhe për pak sekonda rregullohe­t. Batuta e Ramës është epike në këtë moment. "U fik mikrofoni se u lodh...", tha kryeminist­ri.

-Sapo Armand Duka mbërrin në vendin ku do të zhvillohej takimi, nuk mungon batuta me presidenti­n e Adës, Alfred Pjetri: "Jemi mbledhur për të rrëzuar qeverinë. Upss, harrova. Ne jemi me këta .... (qesh)".

-Gjatë diskutimev­e ra në sy fakti se drejtori i Partizanit, Olsi Rama, nuk bëri asnjë koment. Natyrisht përballë kishte vëllanë e tij kryeminist­ër dhe kjo ndoshta bëri që të stepej, duke u lënë radhë të tjerëve.

-Administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, ishte nga ata që nuk folën në takimin e djeshëm. Të shumtë ishin ata që u habitën, pasi Idrizi është një personazh shumë mediatik dhe për më tepër gjatë fjalimit u përmend edhe nga Safet Gjici. Pas përfundimi­t të diskutimev­e, një prej gazetarëve ngacmoi Idrizin. "Hëmo Sinan, të kishin hequr mikrofonin sot, pse nuk fole?" Idrizi iu përgjigj kështu: "Unë flas gjithnjë, ta sqaroj jashtë pse nuk fola".

-Ndërsa gjatë takimit të djeshëm flitej për dhunën, presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj ishte vetëm pak metra larg zyrtarit të federatës, Besnik Çela, të cilin e ka dhunuar disa vite më parë. Për shkak të dhunës në atë kohë, Bylis u zbrit nga Superiorja në Kategorinë e Parë, siç ndodhi me Kamzën.

-Në takimin e djeshëm ra në sy mungesa e përfaqësue­sve të klubit të Kamzës. Asnjë prej drejtuesve apo zyrtarëve të skuadrës kamzali që u dënua me zbritjen në Kategorinë e Dytë pas dhunës ndaj arbitrit Eldorjan Hamiti, nuk ishte në tryezën e organizuar dje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania