Panorama Sport (Albania)

Kërkohet një KAS në Shqipëri, Braka: Jemi pro Arbitrazhi­t

-

Gjatë fjalës së tij në tryezën e djeshme, kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama përmendi edhe një pikë që ka të bëjë me ngritjen e një Gjykate Arbitrazhi në Shqipëri. Dihet tashmë që një e tillë mungon në vendin tonë dhe aktorët e futbollit dhe sportit janë të detyruar që t'i dërgojnë çështjet në KASin e Lozanës pasi ezaurohen dy shkallët e gjykimit në vendin tonë. Aktualisht, federata ka vetëm dy komisione juridike, atë të Disiplinës dhe Apelit. Dhe, nëse një prej palëve kërkon ta ankimojë më lart, duhet të shkojë në KAS-in e Lozanës. "E fundit që kam është nevoja për të parë mundësinë e zgjidhjes së problemit të arbitrazhi­t gjyqësor, në mënyrë që kjo të mundësohet brenda për brenda. Nuk e di si e shikon federata këtë, por realisht është diçka që unë e kam dëgjuar vazhdimish­t, si një ankesë që duhet shkuar në Lozanë. Pse të mos krijohet një strukturë këtu? Çfarë mund të japim si kontribut, ne jemi të gatshëm ta japim", tha Rama gjatë fjalës së tij. Dhe, kryeminist­ri pyeti kryetarin e Komisionit të Etikës, Fatmir Braka për këtë çështje, i cili tha: "Nëse ka vullnet, bëhet. Jam dakord me ju zoti Rama që të ketë një Arbitrazh Sportiv brenda federatës. Kemi pasur një rast ku u zgjodh presidenti i federatës nëse duhej të ishte një arbitrazh për ta gjykuar këtë apo jo dhe iu referuan Arbitrazhi­t të Komitetit Olimpik. Por, nuk ishte për ne, pasi FSHF nuk është pjesë e atij arbitrazhi. Unë gjykoj që duhet të bëhet kjo strukturë". Ndërsa kryetari i Komisionit të Apelit, Envi Hicka, në lidhje me këtë çështje tha: "Për sa i përket Arbitrazhi­t Sportiv, është një çështje shumë delikate dhe kur është bërë Ligji i Sportit herën e fundit, është nxituar pak. Arbitrazhi Sportiv duhet të jetë një drejtësi konfederat­ive. Pra, duhet të jetë një drejtësi e të gjithë federatave dhe kjo bëhet nëpërmjet KOKSH-it. Por, vështirësi­të që ka pasur KOKSH-i kanë çuar në një mosfunksio­nim të këtij institucio­ni".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania