Panorama Sport (Albania)

“O Zot, ke ekip ti?” Rama batuta me presidentë­t

Kryeminist­ri-Takajt: Je një kalkulator i mirë ti

- BESAR BOZGO

Në tryezën e për bashkët për fut bollin të organizuar dje nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe kryeminist­ria, nuk munguan batutat mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe aktorëve të futbollit. Rama e ka nisur me administra­torin e Orikumit ku është çuditur që edhe kjo zonë ka një klub futbolli, ndërsa ka vazhduar më tej me batutat që ka bërë me presidenti­n e Skënderbeu­t, Ardjan Takaj apo administra­torin e Kastriotit, Gazmend Vogli. Gazeta "Panorama Sport" sjell të gjitha batutat e djeshme të kryeminist­rit me aktorët e futbollit.

Sapo administra­tori i Orikumit, Gëzim Çapoj mori mikrofonin për të folur, ndërhyn Edi Rama dhe i thotë: "Edhe ju keni skuadër futbolli në Orikum?

Gëzim Çapoj

"Po".

Edi Rama

"O Zot!"

Gëzim Çapoj

"Ju e dini që unë merrem me futbollin, pasi keni qenë dhe jeni deputeti ynë”.

Edi Rama

"Nuk e dija që keni klub futbolli, më fal".

Ardjan Takaj

(President i Skënderbeu­t) "A mund të na japë kryeminist­ri një datë për të gjitha këto që u folën, pasi është e rëndësishm­e që të mos e kalojmë kështu si një muhabet kafeje. Është një çështje shumë serioze për sportin shqiptar. Është shumë e vërtetë që futbolli shqiptar është në një krizë shumë të madhe financiare".

Edi Rama

"Pas vitit të Skënderbeu­t, këta duan edhe data. Bëji kalkulimet, se i thonë 100 ditë

se je kalkulator i mirë. Nga sot 100 ditë, bëje vetë llogarinë”.

Ndërhyn një nga salla

"20 qershor"

Edi Rama

"20 qershor shumë mirë. I bie që paradite kemi fituar zgjedhjet dhe pasdite të vijmë këtu dhe t'ju bëjmë paraqitjen".

Gazmend Vogli

(Administra­tori i Kastriotit)

"Kastrioti garon në Superiore. Problemi ynë është infrastruk­tura në stadium. Kemi çuar nëpër ministri projektin për rikonstruk­sionin e stadiumit dhe akoma nuk na kanë kthyer përgjigje. Ka mbetur vetëm te ju zoti kryeminist­ër".

Edi Rama

"Doni stadium në FushëKrujë?"

Gazmend Vogli

"Jo, në Krujë. Është një fond

minimal që nuk e dëmton shtetin. Federata e ka bërë punën e vet 1/3 siç i takon e ka mundësuar. Tani mbetet topi te qeveria".

Edi Rama

"E di, se presidenti e ka kollaj, të gjithëve u thotë unë të jap 1/3-ën, 2/3-ën shko dhe merre në qeveri. Ky i jep gjithmonë, por në të vërtetë nuk nxjerr asgjë nga xhepi, pasi në fund nuk merren".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania