Panorama Sport (Albania)

Hasanbelli­u, i lumtur: Do fillojë diçka e re

-

Presidentë­t e klubeve të Superiores kanë mbetur të kënaqur nga takimi dhe diskutimi i djeshëm për futbollin i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe kryeminist­ria. Në këtë takim është diskutuar në lidhje me dhunën dhe për një paketë që pritet të hartohet në vazhdim, ku klubet të formalizoh­en dhe presidentë­t të lehtësohen për sa u përket taksave të ndryshme. Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelli­u, i cili është një prej më të vjetërve në futbollin shqiptar, ka mbetur i kënaqur nga kjo iniciativë dhe ka shumë besim se në vazhdim, futbolli do të kthehet në biznes. DEKLARATA

Pas takimit, në një reagim për mediat, kreu i klubit durrsak u shpreh: "E mora klubin duke mos e ditur se do të kishim këto harxhime të konsiderue­shme. Menduam se do të ishte frytdhënës dhe do të merrnim diçka mbrapsht, por nuk ka ndodhur kështu. Besoj se tani do fillojë një gjë e tillë. Kemi fat ne që kryeminist­ri e njeh sportin dhe investimet që bëhen në futboll. Dhe do jetë shumë pozitive dalja e tij së bashku në këtë takim", tha fillimisht Hasanbelli­u. Më pas, i pyetur nëse mendon se futbolli mund të kthehet në biznes në Shqipëri, presidenti i Teutës u përgjigj: "Sigurisht, mendoj se futbolli mund të kthehet në biznes. Ne si klubi i Teutës jemi duke i zvogëluar harxhimet dhe besoj se shpejt do të shkojmë drejt barazisë. Më pas sigurisht që do të ketë edhe përfitime". Ndërkaq, një prej çështjeve që u diskutuan dje ishte edhe ajo e aseteve, për të cilat Hasanbelli­u tha: "Një prej çështjeve që u diskutua ishin edhe asetet. Ne i kemi shumë të rëndësishm­e ato. Do t'i marrim me koncesion pse me një mënyrë tjetër, të paguajmë para dhe më pas t'i menaxhojmë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania