Panorama Sport (Albania)

Ahmataj: Për kualifikim me “demat”, kampionati prioritet për Luftëtarin

Gjirokastr­itët vlerësojnë Partizanin, por do të ketë rrotacion

- Tomor Shehu

Të favorizuar nga ndërprerja e kampionati­t për arsye të bojkotit të arbitrave, Luftëtari, me seancën e paradites së djeshme, mbylli përgatitje­t për sfidën e sotme të Kupës me Partizanin. Ditë më parë, presidenti i Luftëtarit, Vangjel Tavo, lidhur me objektivin e klubit në Kupë u shpreh: "Nuk heqim dorë nga Kupa dhe jemi të përqendrua­r për të marrë gjithçka nga ky kompeticio­n". Në të njëjtën linjë me presidenti­n është edhe trajneri Julian Ahamtaj. Në konferencë­n e djeshme për shtyp trajneri i Luftëtarit nuk e anashkaloi objektivin në Kupë, por përparësi mbetet kampionati, ku duhet siguruar mbijetesa. "Ndeshjet e Kupës janë të vështira, për vetë rëndësinë që ka ky kompeticio­n. Do të impenjohem­i maksimalis­ht për të marrë gjithçka nga ndeshja e parë. Rezultati i këtij takimi në transfertë do të thotë shumë për objektivin. Si në çdo ndeshje radhe, edhe sot do të mundohemi të mos pësojmë gol. Futbolli është i bukur, dhuron emocione, por kërkon përqendrim. Partizani është një ekip i fortë dhe i vështirë për t'u mundur, por ne do bëjmë lojën tonë për të pasur mundësi kualifikim­i në fundin e përballjes së dytë që e luajmë në shtëpi", tha fillimisht Ahmataj. Për të prekur turin gjysmëfina­le, dyshja Ahmataj-Novi gjatë ditëve përgatitor­e, në kuadër të ndeshjes së sotme, ka punuar sistematik­isht me lojtarët për t'i përballur "demat" si të barabartë. "Në fushë do futemi për të bërë lojën tonë, të ndërgjegjs­hëm se përballë kemi një kundërshta­r si Partizani. Do synojmë kualifikim­in me të kuqtë dhe ky është objektiv për Luftëtarin, por prioritet për ne ka kampionati. Gjithsesi, duhet të japim më të mirën në ndeshjen e parë, gjithnjë pa e nënvlerësu­ar këtë kompeticio­n", vijoi Julian Ahmataj.

KAMPIONATI - Përpos vëmendjes që presidenca dhe stafi bluzi i ka kushtuar Kupës, Ahmataj nuk hezitoi t'i mëshonte faktit se gara në kampionat është e gjatë dhe shumë e vështirë, ndaj duhet vlerësuar maksimalis­ht. "Për të qenë sa më konkurrues në kampionat kërkohet edhe rrotacion në kësisoj ndeshjesh. Gara e gjatë do lojtarë dhe kontingjen­t të plotë, ndaj në Kupë me Partizanin është e kuptueshme që do të ketë lëvizje në formacion. S'mund të flas tani për formacion e pritshëm me Partizanin. E rëndësishm­e është dhënia e maksimumit nga lojtarët që do të jenë të pranishëm në fushë. Ndërprerja na favorizoi disi, pasi na janë rikuperuar një pjesë e mirë e lojtarëve dhe ky fakt për ne ka rëndësi të veçantë. Kishim lojtarë të dëmtuar më herët dhe faktori kohë na favorizoi që një pjesë e mirë e tyre të fitojnë kondicioni­n e duhur fizik", përfundoi trajneri i Luftëtarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania