Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Fitojmë me Kukësin, nuk ndalemi deri në finale

Teuta/ Trajneri: Ky ekip mund ta marrë këtë trofe

- ZAMIR QYPI

Teuta po përgatitej për Partizanin, e megjithatë sot do t'i duhet që të sfidojë... Kukësin. Futbolli rinis me Kupën e Shqipërisë dhe për rrjedhojë "djemtë e detit" do të përballen me verilindor­ët për çerekfinal­en e këtij kompeticio­ni. Bledi Shkëmbi e pranon që ka ndryshuar diçka në taktikë para këtij 90-minutëshi. Gjatë një interviste të dhënë për "Panorama Sport", trajneri i durrsakëve evidenton se pauza i ka ndihmuar ndjeshëm për të rikuperuar të dëmtuarit post-Skënderbeu­t dhe hapur shpall ambiciet për këtë trofe.

Rifillon futbolli edhe për Teutën, ku luani përballë Kukësit për çerekfinal­et e Kupës. Çfarë prisni nga kjo ndeshje?

Pres vetëm që të fitojmë dhe bëjmë një ndeshje të mirë. Duhet të rikthehemi te fitorja dhe të kemi vazhdimësi të rezultatev­e të mira.

Ishit përgatitur për të luajtur me Partizanin, tani do të luani me Kukësin. Ka ndryshuar gjë në taktikën që kishit menduar të ndiqnit?

Patjetër që po. Kemi ndryshuar disa gjëra, por pak a shumë janë të njëjtët emra, që ishin dhe në ndeshjen e fundit në kampionat.

Duke qenë se është ndeshje Kupe, a do të ishit i kënaqur me një fitore 1-0 apo edhe me një barazim pa pësuar gol?

Unë do isha i kënaqur të bënim një ndeshje të mirë dhe të fitonim. Nuk ka rëndësi se me sa gola, edhe pse Kupa dihet që ka specifikën e saj. Gjithsesi, e rëndësishm­e është fitorja. Normale që gjëja më e mirë do ishte sikur të triumfonim pa pësuar gol, por në futboll ndodh edhe që të pësosh. Është edhe një takim tjetër që do të luhet pas këtij që është programuar nesër (sot), kështu që ekziston edhe një shans për të rikuperuar çfarëdollo­j rezultati.

Në kampionat jeni brenda objektivit, e megjithatë a besoni se mund të jeni fituesit e trofeut të Kupës së Shqipërisë?

Patjetër që besoj. Mendoj se ky ekip ka kapaciteti­n e du- hur për të shkuar deri në finale të Kupës së Shqipërisë dhe, pse jo, për ta fituar. Shpresoj që lojtarët të jenë në maksimumin e tyre gjatë kësaj periudhe, pasi është shumë e rëndësishm­e që të kemi edhe fatin me vete. Në futboll ke nevojë edhe për pak shans.

A ka diçka që ju shqetëson në prag të përballjes me Kukësin?

Jo, në fakt! Kemi kaluar një periudhë fizike jo të mirë, pasi shumë lojtarë pas ndeshjes me Skënderbeu­n shfaqën probleme me dëmtimet. Por mendoj se tashmë kjo histori ka mbetur pjesë e së shkuarës, pasi janë rikuperuar dhe shpresoj që nesër (sot) të jenë në maksimumin tyre.

A ju ka shërbyer kjo ndërprerje kampionati dhe si po shkon gjendja e Vajushit?

Kjo ndërprerje ishte perfekte për lojtarët e dëmtuar, pasi u dha mundësi dhe kohë që të rimarrin veten pas ndeshjes së fundit. Mendoj që deri diku na shkoi për shtat kjo pauzë, ndërsa sa i përket për Vajushit, akoma nuk mund të them një datë se kur do të jetë gati. Ai po stërvitet i diferencua­r dhe nuk mund të them se kur do të bashkohet me ekipin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania