Panorama Sport (Albania)

Nexhipi: Duam Kupë e kampionat

"Gara me Partizanin do të jetë e fortë deri në fund, besojmë shumë te titulli kampion"

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi do të përbal let me Teutën në Durrës për llogari të çerekfinal­eve të Kupës së Shqipërisë. Për verilindor­ët, Kupa, ashtu si kampionati, është shumë e rëndësishm­e. Drejtori sportiv i verilindor­ëve, Nderim Nexhipi, në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", skanon ekipin para sfidës së Kupës. Ndërprerja e kampionati­t ndoshta i ka dalë për mirë Kukësit, për shkak të problemeve të dëmtimeve, por drejtori Nexhipi pohoi se preferonte që java e 25-të të mos shtyhej. Nexhipi komenton ngjarjen e Kamzës, ku është totalisht kundër dhunës, por nga ana tjetër bën thirrje për "fair play". Kupa dhe kampionati janë të dyja në fokusin maksimal të Kukësit.

Kampionati u shty, më mirë apo më keq për Kukësin?

Unë them që do ishte shumë mirë të luheshin ndeshjen sipas kalendarit, paçka se ne kishim disa probleme me dëmtimet. Gjithsesi, organet kompetente janë ato që marrin vendime e ne i zbatojmë ato.

Keni një koment për atë që i ndodhi Kamzës?

Me erdhi keq për ngjarjen, ashtu siç më erdhi keq për dënimin shumë të rëndë të Kamzës. Ne duhet të jemi promotorë të "fair play"-it në futboll, ndaj besoj se ndërgjegjë­simi duhet të jetë i madh. Sporti është për të zhvilluar kulturën dhe për të edukuar brezat e rinj, ndaj jam kategoriki­sht kundër dhunës. Nga ana tjetër, më vjen shumë keq për gjithë ekipin e Kamzës, për futbollist­ët e stafin. Policia duhet të jetë me çdo kusht prezente në stadiumet tona.

Nëse do lirohen lojtarët, ka ndonjë element nga ata që mund t'ju interesojë?

Nuk mund t'ju jap një përgjigje për këtë pyetje tani. Kukësi është i kompletuar.

Nuk ka ndodhur kurrë të keni pasur gati një njëmbëdhje­tësh të plotë për shkak të dëmtimeve, si është situata dhe si mendoni ta zgjidhni?

Është e vërtetë që kemi pasur një mori të dëmtuarish. Dy ndeshjet e fundit, edhe pse i kemi fituar, na kanë lënë me shumë pasoja në radhët e lojtarëve. Disa futbollist­ë mjaft të rëndësishë­m janë lënduar, por kjo nuk do të thotë që ata që janë në dispozicio­n nuk do bëjnë gjënë e duhur. Kam shumë besim tek i gjithë ekipi dhe te çdo lojtar që do të hyjë në fushën e lojës.

A është Kupa një synim për Kukësin dhe nëse po, a do tentoni ta mbyllni kualifikim­in që në Durrës?

Ne do tentojmë të bëjmë lojën tonë, do kërkojmë të marrim më të mirën, pastaj të tjerat ia lëmë fushës së blertë. Unë di të them që Kukësi ka një ekip të kompletuar dhe mjaft të fortë në çdo aspekt. Natyrisht që Kupa, ashtu si dhe kampionati, është shumë i rëndësishë­m.

I druheni Teutës duke qenë se ju surprizoi në fazën e tretë të kampionati­t?

Nuk i druhemi aspak jo Teutës, por askujt. Kukësi është një ekip që dihen cilësitë dhe forca e tij. Kemi në gjirin tonë lojtarë që bëjnë diferencën në rang vendi, pa harruar forcën e grupit. Në çdo ndeshje ne arrijmë të bëjmë shumë volum loje dhe krijojmë raste shënimi. Të njëjtën gjë bëmë edhe ndaj Teutës në ndeshjen që i referoheni, kaluam të parët në avantazh, humbëm penallti në fund, pra atë ndeshje e kishim vetë në dorë.

Si e shikoni garën me Partizanin?

Gara mes nesh besoj se do jetë e fortë deri në fund, por Kukësi është në ngritje. Na presin disa ndeshje të vështira, por kemi kapacitete­t për t'i përballuar dhe me dalë me sukses prej tyre. Besoj shumë te titulli kampion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania