Panorama Sport (Albania)

Taho: Flamurtari e kanë masakruar, e kap Europën

Flet ish-mbrojtësi vlonjat: Largimet dëmtuan ekipin

- Ermal Sika

Rrapo Taho mendon se Flamurtari është në lojë për Kupat e Europës. Në një intervistë për "Panorama Sport", Taho thotë se lojtarët e larguar e kanë shkatërrua­r ekipin, por mungesa e cilësisë së kampionati­t mund të bëjë që Flamurtari të arrijë objektivin. Ish-trajneri thotë se klubi ka gabuar me talentet vlonjate, ndërsa thekson se arbitrat e kanë masakruar ekipin.

Taho, si e komentoni situatën aktuale të Flamurtari­t?

Me sa kemi dëgjuar, presidenti është gjithmonë i angazhuar dhe në krah të lojtarëve. Idrizi është shprehur se i di përgjegjës­itë e tij. Lojtarët nuk janë ankuar për pagesat. Natyrisht mund të jenë vonuar deri diku, por i ka dhënë. Trajneri aktualisht po bën punën e vet dhe e ka grupin në dispozicio­n. Natyrisht që ekipi po kalon këtë krizë, pasi një pjesë e futbollist­ëve janë larguar për arsyet e veta, të pagave apo për ato që ata i dinë vetë. Ne nuk na vjen mirë që skuadra është në këtë gjendje. Detyrimish­t klubi dhe stafi duhet të marrin sa më shpejt masat. Nuk është vonë. Kemi ndeshje në dispozicio­n për të mos dalë nga objektivat.

Sa ndikon mospagesa e lojtarëve në kohë?

Ndikon shumë, sepse ata janë familjarë. Por, e mira është stafi të jetë më korrekt me pagesat e lojtarëve. Ata janë të punësuar dhe detyrimish­t që kanë familje për të ushqyer. Mirë është që të paguhen në kohë. Natyrisht ne e dimë që me pak vonesë, por i kanë marrë.

Si e vlerësoni qëndrimin e trajnerit Daja?

Trajneri Ilir Daja po bën një punë shumë të mirë që po i mban me moral lojtarët që t'i shtrohen punës. Më bën përshtypje që edhe pse Flamurtari është në këtë gjendje, ata i shtrohen punës gjithmonë në stërvitje. Kjo është shumë pozitive për Dajën që lojtarët janë në dispozicio­n në çdo kohë.

Sa mundësi ka Flamurtari që t'i arrijë Kupat e Europës?

Po të mblidhet ekipi, edhe me këta lojtarë që kemi ne mund të shkojmë në Kupat e Europës. Të shpresojmë. Po u jepet mundësia edhe djemve vlonjatë tani dhe unë u bëj thirrje që ta justifikoj­në dhe ta marrin ata tani përsipër dhe ta vlerësojnë fanellën.

Sa po ndikojnë në lojë largimet e lojtarëve?

Me të dëgjuar e kemi që janë larguar për pagesat. Largimet po ndikojnë shumë. Ekipi momentalis­ht është i shkatërrua­r në këtë drejtim me largimin e tyre. Ata janë lojtarë cilësorë që janë boshti i këtij ekipi. Por, themi se skuadra nuk e diskuton tani kategorinë, sepse e shohim si është kampionati shqiptar, nuk ka atë nivelin e duhur. Aty-aty janë si Partizani edhe Kukësi apo Skënderbeu dhe nuk kanë ndonjë nivel. Kështu që Flamurtari i ka të gjitha mundësitë për të kapur objektivin te vendi i katërt apo zonën e Europës.

Idrizi thotë se ka dështuar me akademinë. Si mendoni ju?

Po të shikosh, akademia çdo vit ka nxjerrë "kokrra". Por, unë mendoj se është një politikë e keqe ose janë lënë pasdore talentet e Flamurtari­t. Aktualisht Rrapaj po luan, Meçollari po ashtu, Hoxha është larguar, e shumë të tjerë. Ky është mosinteres­im i drejtuesve të klubit që largohen talentet e Vlorës, jo se nuk ka talente. Flamurtari në çdo kohë, por edhe në këto momente që po flasim, si te U-17 ashtu edhe U19, ka shumë talente. Por, problemi këtu është te përzgjedhj­a e lojtarëve, e stafi t'i afrojë sa më shpejt këto talente. Akademia po funksionin. Stërvitja është profesiona­le, pasi unë i kam ndjekur shpesh.

Të paktë kanë qenë lojtarët vlonjatë në formacioni­n kryesor, sa ndikon kjo?

Natyrisht që në kapitalizë­m nuk ka shumë rëndësi. Shembull për këtë mund të përmendet Milani i madh që ka luajtur me 11 lojtarë të huaj. Natyrisht neve na vjen mirë që të kemi sa më shumë vlonjatë në fushë, pasi ekipi do të kishte më shumë besim, më shumë kurajë ose do e vlerësonin më shumë fanellën. Edhe ata që kanë ardhur e cilësojnë veten vlonjatë, por është ndryshe vlonjati se ka përgjegjës­inë më të madhe. Por, edhe vlonjatët duhet ta justifikoj­në formacioni­n, pasi duke qenë prezenca e vlonjatëve më shumë, jam i bindur se do të afrohet më tepër edhe tifozi.

A e kanë penalizuar arbitrat Flamurtari­n?

Arbitrat kanë qenë faktori kryesor që Flamurtari­n e kanë masakruar jashtë mase, më shumë nga çdo ekip tjetër. Kamza vërtetë bëri një masakër, por mos harroni që për ndeshjen me Partizanin, nga FSHF nuk është marrë asnjë masë. Ne nuk kemi ushtruar kurrë dhunë, edhe pse Flamurtari­t i është bërë një padrejtësi e madhe. Ekipi ka qenë korrekt dhe ka treguar shenja profesiona­lizmi. Kemi një skuadër profesioni­ste dhe të disiplinua­r, sepse në të gjithë futbollin shqiptar nuk po shikojmë lojë cilësore dhe efektive. Në 90 minuta që po luhet, 50 minuta bëhet vetëm lojë efektive. Ka ndalesa, dëmtime, topa jashtë, kapje me arbitrat, fjalor i keq që përdorin. U bëj thirrje lojtarëve që në fushë të jenë profesioni­stë, të kulturuar dhe të tregojnë kulturën e tyre sportive.

Cili është komenti juaj për bojkotin e kampionati­t nga arbitrat?

Kjo është e drejtë. Ata kanë të drejtën e tyre për të bojkotuar. Por, nuk është zgjidhje bojkoti. Zgjidhje është që të merren masa sa më shpejt nga FSHF dhe Policia e Shtetit të jetë më prezente brenda fushës sesa jashtë. Ne kemi ligje, por ende jo si Anglia që kur shkel vijën e verdhë merren masa ekstreme. Këtu te ne kanë ndodhur shumë fenomene dhe FSHF dhe shteti nuk kanë marrë masat. E domosdoshm­e të kthehet Policia e Shtetit. Nuk e mban dot rendin policia private.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania