Panorama Sport (Albania)

44 vite pa rikonstruk­sion, Besa rrezikon licencimin

Nëse nuk ndërhyhet deri në verë, do largohen nga Kavaja

- FERIZ FERIZAJ

Te Besa janë të bindur që do të kthehen në Kategorinë Superiore, edhe pse i pret një luftë e vështirë. Nëse e marrim të mirëqenë se ky mision do të ketë fund të lumtur, verdhezinj­ve do u duhet që të zgjidhin një problem të madh fillimisht. Bëhet fjalë për stadiumin "Besa", i cili është katandisur si mos më keq. Që nga viti 1975, kur ai u ndërtua, e deri më sot nuk ka njohur asnjëherë rikonstruk­sion total, me gjithë premtimet e bëra prej kryetarëve të bashkisë apo qeverive që pas 1991-shit. Ish-kryetari i Bashkisë Kavajë, Ervis Rroshi, pati shkuar më tej duke paraqitur edhe një projekt për një impiant të ri, por vitet kaluan dhe ai mbeti një premtim fushate.

KUSHTET - Në momentet që flasim edhe fusha e stadiumit është në gjendje për t'i qarë hallin, aq sa shumë herë trajnerët dhe lojtarët janë ankuar mbi cilësinë e saj dhe jo pa humor luten që të mos bjerë shi të paktën kur kanë ndeshje. Në një gjendje të rënduar ndodhen edhe tribunat, ku nuk figuron më asnjë karrige, përveç asaj të sektorit VIP. Nevojë urgjente për ndërhyrje kanë edhe ambientet e brendshme që nga dhomat e medias, banjat, dyert, korridoret e gjithçka tjetër. Jo mirë ndodhet edhe tribuna përkarshi, e dalë jashtë përdorimit prej vitesh. Nuk funksionoj­në as hyrje-daljet në këtë tribunë. Njëra anë e tribunave pas porte është shembur dhe kurrë s'u kuptua përse. Momentalis­ht janë në funksion (kuptohet pa karrige, por në beton) dy tribunat qendrore dhe anekset me një kapacitet të përafërt 2300 vendesh (1300 vende tribuna qendrore dhe afro 1000 në anekse). Thënë ndryshe, duhet një ndërhyrje me një buxhet jo të vogël. Kujtojmë se stadiumi "Besa" ka të instaluar edhe ndriçimin, por që fatkeqësis­ht vijon të mos përdoret e degradohet nga dita në ditë.

LICENCIMI - Për të gjitha këto duhet menduar që tani, pasi kontrolli i grupit të licencimev­e të stadiumeve zhvillohet në muajt korrik-gusht. Nëse Besa nuk plotëson kushtet për Superioren, atëherë do të duhet t'i zhvillojë ndeshjet të gjitha jashtë, duke privuar tifozërinë verdhezi nga shijimi i emocioneve që të jep futbolli. Fundja, Kavaja nuk ka argëtim tjetër masiv veç futbollit sot. Që të mos ndodhë kjo, duhet ndërhyrë sa nuk është vonë nga bashkia e qeveria. Kavaja, themeluesj­a e futbollit, e meriton një rikonstruk­sion gjeneral të stadiumit, njësoj si Elbasani apo Shkodra. Tani për tani të gjithë, presidenca, bashkia, stafi, futbollist­ët e tifozët, mendojnë vetëm rikthimin në elitë. Po për nesër kush duhet të mendojë?! Që nesër tifozët të mos gjykohen vetëm si dhunues, por t'u krijohen kushtet si në çdo vend tjetër të Europës dhe të ndjekin një ndeshje futbolli në kushte të paktën të pranueshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania