Panorama Sport (Albania)

Largohet Mujkiç, Tomori i jep letrat

- Eris Sylyku

Armir Mujkiç largohet nga Tomori. Boshnjaku ka shpallur "divorcin" e parakohshë­m me ekipin ku luajti për 17 ndeshje dhe shënoi dy gola në këtë sezon dhe duket se ka gjetur mirëkuptim me klubin. Këta të fundit nuk e kanë ndaluar dhe i kanë dhënë lejen e kalimit. Nga sa mësohet prej gazetës, mbrojtësi 25-vjeçar ka marrë një ofertë të majme jashtë vendit dhe drejtuesit duket se nuk e kanë parë të udhës që t'i bëhen pengesë. SITUATA - Ndalesa e kampionati­t nuk i ka shërbyer Tomorit, që do të vijojë të jetë pushim edhe këtë javë, për shkak të rregullore­s të fazës së tretë të Kategorisë së Parë. Për "Panorama Sport", sulmuesi Aldo Dervishi foli mbi situatën në fjalë: "Kjo ndalesë e kampionati­t nuk është diçka e mirë, për shkak se ul ritmin e garës. Jo vetëm për ne, por për cilëndo skuadër. Tomorit i ndikon dyfish kjo gjë, pasi këtë javë jemi sërish pushim për shkak të strukturës së kampionati­t. I dënojmë aktet e dhunës në fushën e lojës, pasi janë antisporti­ve dhe nuk i shkojnë për shtat këtij sporti të bukur. Megjithatë, edhe gjyqtarët nuk janë pa gjë në këtë mes". Beratasi u ndal edhe tek objektivat e skuadrës, teksa u shpreh se duhet kujdes. "Në këtë pikë, asnjë ndeshje nuk duhet marrë lehtë. Të gjitha ekipet kanë nevojën për pikët dhe gjithsecil­a sheh llogaritë e veta. Ekipi ynë duhet të përqendroh­et në çdo sfidë, duke filluar që nga ajo me Elbasanin. Verdheblut­ë janë një skuadër që nuk duhen nënvlerësu­ar, pasi e pamë shumë mirë sesi na surprizuan në 'Adush Muça'. Tashmë nuk duhet të gabojmë si në ndeshjen e parë dhe duhet ta mbyllim me 3 pikët në favorin tonë", përfundoi 26-vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania