Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, Vllaznia, ankth ankth për për titullarët titullarët

Skuadra bën llogaritë për shkëputjen e madhe, "Loro Boriçi" mbetet ende i ndaluar

- ADMIR URUÇI

Ankth te Vllaznia para Dinamos. Gilman Lika dhe Renato Malota mbeten pezull edhe për këtë 90-minutësh. Mesfushori dhe mbrojtësi janë stërvitur normalisht me grupin edhe në seancën e parë të kësaj jave, por nga sa mësohet prej "Panorama Sport", as njëri dhe as tjetri nuk janë ende në kondicioni­n optimal. Dhe pa qenë në 100% e formës fizike, vështirë se trajneri do t'i rrezikojë. Në fakt ishte vetë kapiteni Gilman Lika që e paralajmër­oi një gjë të tillë në intervistë­n e dhënë një ditë më herët për gazetën, ndërsa e pranoi se i është dashur që të rinisë nga zeroja përgatitje­t pas dëmtimit. Gjithsesi, stafi teknik nuk i humbet shpresat. Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në ditën e ndeshjes, Hasan Lika shpreson që lojtarët të marrin veten dhe të jenë gati për të zbritur në fushë. Fakti që lojtarët janë duke u stërvitur, shihet si një shenjë e mirë nga stafi mjekësor. Ata madje janë optimistë se të dy futbol- listët deri të shtunën mund të jenë në dispozicio­n. Megjithëse ka ende ditë në dispozicio­n, kryepankin­a e Vllaznisë nuk ndihet i qetë. Pavarësish­t dëshirës për të pasur grupin e plotë në dispozicio­n, ai nuk mund të hartojë ende 11-shen. Lajmi më i mirë vjen prej pjesës tjetër të grupit, që nuk ka kurrfarë shqetësimi. Sakaq, miqësorja e zhvilluar kundër Laçit i ka shërbyer ndjeshëm trajnerit për të mbajtur në tonus grupin dhe për të parë më nga afër gjendjen e disa lojtarëve.

LLOGARITË - Shkodranët po bëjnë llogaritë për shkëputjen e madhe. Aktualisht janë +8 nga rivali më i afërt, ndërsa e kanë luksin që t'i thellojnë këto diferenca. Kalendari i rezervon skuadrës së Hasan Likës që të luajë dy ndeshje radhazi në shtëpi dhe të gjithë do të bëjnë çmos që të marrin 6 pikë të plota, jo vetëm ndaj Dinamos,

por edhe me Besëlidhje­n.

SHQETËSIMI - Vllaznia vazhdon të jetë larg "Loro Boriçit". Edhe këtë javë shkodranët do të detyrohen që ta luajnë ndeshjen e tyre larg këtij impianti për shkak të Kombëtares. E në kësi kushtesh, kuqebluve nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të zhvendosen në "Reshit Rusi". Pjesën më të madhe të takimeve i kanë zhvilluar në këtë fushë sportive, gjë që stafi teknik, si dhe lojtarët e shohin si një problem më vete. E megjithatë shpresohet vetëm që pas Shqipëri-Turqi t'iu hapen dyert e stadiumit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania